Skip to content
Të Gjitha

Familjarët e të prekurve me Covid mbidhen para Infektivit, reagon Meta:”Të informohen me transparencë”

· 1 min lexim

Presidenti i Ilir Meta ka publikuar ditën e sotme disa foto të familjarëve përpara siptalit Infektivr për të marrë informacion për afërmit e tyre të prekur nga pandemia e koronavirusit.

Me Meta shprehet se pamjet janë shqetësuese dhe kërkohet një reflektim i menjëherëshëm nga instancat përkatëse.

Më tej presidenti Meta u bën thirrje thirrje institucioneve të trajtojnë denjësisht familjarët e qytetarëve të prekur nga Covid dhe t’i informojnë për shëndetin e tyre.

Reagimi i Metës
Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.
Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm.