Skip to content
Aktualitet

Familja nuk i pranonte të dashurin, gjendet 16-vjeçarja e humbur në Vlorë

· 2 min lexim

Eliza Tozaj. Është vajza 16 vjeçare e cila u raportuar zhdukur para 5 ditësh. Pas kërkimeve, bëhet e ditur se vajza është gjetur. Ndërsa kujtojmë se ajo humbi dy herë brenda një jave. Nëna e vajzës ka deklaruar se shkak i largimit të vajzës dyshohet të jetë lidhja me një djalë që ka pasur 16-vjeçarja, për të cilën familjarët nuk ishin dakord.

DËSHMIA

Nëna:

Në lidhje me largimin e vajzës. Policia nuk na ka thënë asnjë gjë, na ka thënë vetëm që jemi në kërkim. Nuk kemi marrë asnjë lajm nga vajza. Thjesht kanë thënë që jemi në terren, po e kërkojmë.

Pyetje: Vajza është larguar edhe njëherë në datën 12 për t’u kthyer pas disa orësh

Nëna:

Po

 

Pyetje: A mendoni se ka lidhje me shkakun që është larguar një djalë?

Nëna:

Po ky është shkaku. Vajza është lidhur me një djalë, që ne nuk e pranuam dhe për këtë arsye është larguar nga shtëpia. Djali ka deklaruar në polici që nuk kam lidhje me vajzën, nuk e di ku është ndërkohë që djali është personi i fundit që ka folur me vajzën përmes mesazheve. Unë kam bindje 100 për qind të plotë që djali e fsheh vajzën.

Pyetje: Keni pasur ndonjë debat në familje?

Nëna:

 Po ne kemi pasur një debat. Nuk kemi qenë dakord që vajza të ketë një lidhje që në këtë moshë. Është një moshë që ajo duhet të bëjë shkollën.

Pyetje: Ju vetë e keni kërkuar?

Nëna:

E kemi kërkuar në të gjitha lagjet e Vlorës dhe në një lagje kemi marrë informacion që vajza është parë në atë lagje. Kemi marrë informacione nga tre veta. Ka edhe njerëz të tjerë që kur shikojnë foton e vajzës ngurojnë të tregojnë të thonë diçka, kanë frikë të thonë diçka.