“Fali Zot se nuk dijnë ç’a bajnë”, reagon gjyqtari pas shkarkimit nga Vetingu: Dola kryenaltë!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fuat Vjerdha, kreu i Gjykatës së Apelit në Shkodër u shkarkua ditën e hënë nga detyra. Por pas shkarkimit të tij, vetë Vjerdha ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale. Ai është shprehur se kjo që i kanë bërë atij është e ngjashme me metodat e komunizmit.

Ish-gjyqtari është shprehur gjithashtu se ka dalë kryelartë nga ky process, ku ka theksuar se nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme gjatë 25 viteve që ka shërbyer në sistemin e drejtësisë. Ajo që ai ka është gjithçka që nëna e tij i ka lënë trashëgimi, e cila ka qenë bijë e familjes së persekutuar shkodraneTafilica.

Reagimi i plotë i Vjerdhës: 

Të dashur miq!

Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen qe po më jepni me mesazhet tuaja dhe keqardhjen qe shprehni për shkarkimin tim nga detyra fisnike e gjyqtarit, të cilen e ushtrova per 25 vite.

Kjo  situatë më kthej në vitin 1973, kur mua, që kisha mbaruar maturën me mesatare. 10, nuk mu dha e drejta e studimit nga komunistet ne pushtet, ne kuadër të zhvillimit të luftës së klasave.

Edhe atëherë, si sot, keqardhja shprehej nga të djathte e të majtë qe më njihnin.

E përsëris se nga salla e vetingut kam dalur kryenaltë,sepse u provua që nuk kam qënë dhe nuk jam I korruptuar, nuk kam lidhje me grupet kriminale,  nuk kam asnjë pasuri të paluajtshme, të krijuar nga unë, përveç atyre te trashëguara nga e ndjera nëna ime, bijë e familjes Tafilica, e respektuar në Shkodër.

Gjithçka tjeter është shprehje e formave moderne të vazhdimit të luftës së klasave, që po zhvillohet ndaj asaj pjese të shoqërisë sonë, e persekutuar gjatë monizmit, që une kam përfaqësuar në gjyqesorin shqiptar.

Mos ndjeni keqardhje per mua, por për ata që përgatiten dhe dhanë vendimet e datës 10.06.2019, kundrejt meje dhe një zonje tjetër shkodrane, kryetares së Gjykatës së Tiranes.

Fali zot se nuk dijnë ç’a bajñë!

Shpërndaje
Share.

Komento