Skip to content
Kryesore

Falen gjobat për ndërtimet pa leje në zonat rurale

· 1 min lexim

Një ligj i ri i botuar në Fletoren Zyrtare ka shpallur fshirjen e gjobave për ndërtimet pa leje, duke përfshirë punimet në banesa dhe objekte të tjera për qëllime bujqësore e blegtorale, të kryera nga 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024.

Ligji, që hyn në fuqi më 16 janar 2025, parashikon anulimin e penaliteteve për të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje, përfshirë edhe individët që nuk kanë zbatuar masat e pandemisë COVID-19.

Kjo falje e gjobave ka një vlerë totale prej 2.5 miliard lekësh dhe është iniciuar nga 35 deputetë socialistë, të cilët kërkuan kalimin e ligjit me procedurë të përshpejtuar.

Pas miratimit të ligjit, Këshilli i Ministrave do të përcaktojë procedurat e shfuqizimit të gjobave deri në fund të muajit janar.