Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Eurostat: Inflacioni në Janar 2.4%, më i lartë se matjet zyrtare në Shqipëri

15:49 24/02/2025
Reading Time: 2 min lexim

Të dhënat nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) të publikuara nga Eurostat tregojnë se inflacioni në Shqipëri gjatë janarit 2025 ka qenë 2,4%. Ky rezultat është më i lartë krahasuar me matjet e brendshme të Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), i cili e vlerësoi inflacionin për të njëjtën periudhë në 1,9%.

Rritja më e lartë e çmimeve është regjistruar në grupin “Argëtim dhe kulturë”, me një rritje prej 5,8%, e ndjekur nga “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,7%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 3,6%, si dhe “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante”, të dyja me një rritje prej 2,9%. Grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 2,7%, ndërsa “Shërbimi arsimor” shënoi një rritje prej 1,7%.

Po ashtu, grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u rritën me 1,5%, ndërsa “Shëndeti” dhe “Komunikimi” me 1,2%. Çmimet e “Qirasë, ujit, lëndëve djegëse dhe energjisë” u rritën me 0,9%. Nga ana tjetër, sektori i “Transportit” shënoi një ulje me 1,1%.

Në nivel mujor, ndryshimi i IHÇK-së ishte 0,4%, i ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të “Ushqimeve dhe pijeve joalkoolike” me 1,1%, si dhe e “Mobilimit, pajisjeve shtëpiake dhe mirëmbajtjes” me 0,5%. Grupi “Argëtim dhe kulturë” u rrit me 0,4%, ndërsa “Shëndeti” dhe “Transporti” pësuan një rritje më të lehtë prej 0,1%. Në të kundërt, çmimet e “Veshjeve dhe këpucëve” ranë me 0,4%, ndërsa “Mallrat dhe shërbimet e ndryshme” shënuan një ulje me 0,1%.

Në nivel europian, inflacioni më i lartë u regjistrua në Hungari, Rumani dhe Kroaci, ndërsa vendet me inflacionin më të ulët ishin Zvicra, Danimarka dhe Italia.
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është një matës i ndryshimit të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të konsumit nga perspektiva e shpenzimeve të konsumatorëve, përfshirë si vendasit ashtu edhe turistët. Ai përdoret për të krahasuar përqindjen e inflacionit mes vendeve të Europës dhe është një tregues i rëndësishëm për stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar, duke shërbyer gjithashtu si inflacioni zyrtar i monitoruar nga Banka Qendrore Europiane.

Nga ana tjetër, Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri dhe përmban 331 produkte, ndërsa IHÇK përfshin 329 produkte. Të dyja indeksët llogariten bazuar në çmime të mbledhura në të njëjtat njësi tregtare dhe ndajnë metodologji të ngjashme, por ndërsa IÇK përdoret për matjet kombëtare, IHÇK shërben për krahasime ndërkombëtare dhe monitorim të inflacionit në nivel europian./ Monitor

Etiketa: Eurostatinflacioni

Të tjera

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj,...

10:59 29/04/2026
Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbyllë hetimin paraprak ndaj Spitalit Amerikan dhe Spitalit Hygeia, duke arsyetuar se nuk ka...

14:28 28/04/2026
Para
Heshtje mes reklamave: Ku përfundojnë mbetjet e rrezikshme të Coca-Cola?

Heshtje mes reklamave: Ku përfundojnë mbetjet e rrezikshme të Coca-Cola?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit

10:59 29/04/2026
Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

14:03 28/04/2026
2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

13:05 28/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.