Skip to content
Gazeta Reforma
KryesorePolitikëDrejtësi & SPAKInvestigimeEkonomiRajoni & BotaOpinion / AnalizëVideoKërkoDenonco
AL EN
Ekonomi

Euro ringrihet pas zgjedhjeve, rifiton pikë në kursin e këmbimit me lekun

15 May 2023 · 3 min lexim

Euro e ka nisur javën me rimëkëmbje në kursin e këmbimit lekun.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro të hënën u këmbye me 111.31 lekë, në rritje me 0.49 lekë krahasuar me ditën e premte. Rritja e euros në pikat e këmbimit valutor u theksua veçanërisht në gjysmën e dytë të të premtes, ndërsa ka vijuar më e lehtë edhe këtë të hënë.

Në gjysmën e parë të muajit maj, euro shënoi një rënie të mëtejshme ndaj lekut, duke arritur vlerat më të ulëta historike.

Në datën 11 maj, kursi i këmbimit euro-lek arriti nivelin prej 110.63 lekësh, më i ulëti i regjistruar ndonjëherë. Sipas agjentëve të këmbimit valutor, rënia i detyrohej prurjeve të mëdha të valutës në treg. Rritja e ofertës së euros mund të shpjegohet pjesërisht me theksimin e faktorit sezonal dhe rritjen e turizmit hyrës, por edhe me zgjedhjet lokale.

 

 

Sipas ekspertëve, periudhat parazgjedhore shoqërohen me rritje të flukseve valutore dhe e njëjta gjë duket se ka ndodhur edhe këtë vit, duke e çuar kursin e euros drejt rekordeve të reja në rënie.

Në ditët e fundit, megjithatë, kjo rënie është korrigjuar disi dhe kjo koincidon me përfundimin e fushatës zgjedhore. Sipas agjentëve të këmbimit, në gjysmën e dytë të javës së kaluar u vërejt një rritje e kërkesës për euro në treg.

Rënia e euros në nivelet më të ulëta historike mund të ketë rritur kërkesën për monedhën europiane nga subjektet që kanë nevoja për valutë, të lidhura me biznesin, shlyerjen e kredive në euro, udhëtime jashtë vendit, etj.

Një fenomen i ngjashëm u vërejt edhe në fund të vitit 2022. Pasi kursi i euros preku nivelin më të ulët historik, në ditët e fundit të dhjetorit dhe në fillim të janarit u vërejt një kërkesë e lartë për të dhe ringritje e shpejtë, ndonëse e përkohshme, e kursit euro-lek.

Në atë rast, rritja u nxit edhe nga një injektim shumë i madh i lekut në treg nga qeveria shqiptare, që e shpenzoi të gjithë deficitin e planifikuar në muajin dhjetor, duke e përqendruara sidomos në ditët e fundit të muajit.

Për momentin, kursi i euros është rimëkëmbur disi, por sidoqoftë ngelet ende pranë niveleve minimale historike dhe agjentët bendojnë se në afatin e shkurtër monedha europiane do të qëndrojë në pozita të dobëta, duke pasur parasysh efektin e pritshëm sezonal.

Sidoqoftë, frenimi i rënies së euros iu jep për momentin një lloj frymëmarrjeje sektorëve eksportues të ekonomisë, që po përballen me humbje të konsiderueshme nga forcimi i lekut. Krahasuar me një vit më parë, monedha vendase është mbiçuar me rreth 8% në kursin e këmbimit me euron./Monitor/

Lexo më tej

Kryesore

Rama premton ulje, faturon rritje: 10 problemet e paketës fiskale 2027

Europa në taksa, por jo në paga e shërbime. Edi Rama ka prezantuar Paketën Fiskale 2027 si një…

29 Oct 2026
Kryesore

Ramës nuk i ecën me Ballukun! Kërkoi dorëheqjen e gjithë drejtorëve për të larguar të sajët, por ata mbeten në detyrë dhe transferojnë në burgje Veliajn e Agasin

Edi Rama, në përpjekje për të larguar drejtorët e Belinda Ballukut, kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të…

29 Oct 2026
Kryesore

“Balluku duhet të ishte në burg!” Toska: Motra e saj i bëri vettingun drejtësisë, SPAK hesht

Gazetari Almer Toska ka shpërthyer me akuza të forta ndaj Belinda Ballukut dhe sistemit të drejtësisë, duke ngritur…

28 Oct 2026
Kryesore

“Ka shpëtuar syrin e djalit”/ U plagos në sy nga plumbi i gomës gjatë protestës, Erjon Vishkulli operohet me sukses në Romë

Një lajm i mirë vjen nga Roma për Erjon Vishkullin, 28-vjeçarin nga Elbasani që mbeti i plagosur rëndë…

28 Oct 2026

Të fundit

Rama premton ulje, faturon rritje: 10 problemet e paketës fiskale 202729 Oct 2026
Ramës nuk i ecën me Ballukun! Kërkoi dorëheqjen e gjithë drejtorëve për të larguar të sajët, por ata mbeten në detyrë dhe transferojnë në burgje Veliajn e Agasin29 Oct 2026
“Balluku duhet të ishte në burg!” Toska: Motra e saj i bëri vettingun drejtësisë, SPAK hesht28 Oct 2026
“Ka shpëtuar syrin e djalit”/ U plagos në sy nga plumbi i gomës gjatë protestës, Erjon Vishkulli operohet me sukses në Romë28 Oct 2026
BE paralajmëron Serbinë pas zgjedhjeve: Marrëveshja me Kosovën mbetet detyrim28 Oct 2026
Gazeta Reforma

Lajm, llogaridhënie dhe interes publik. Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe denoncime qytetare.

Seksione

Politikë Drejtësi & SPAK Investigime Ekonomi

Platforma

Kërko në arkiv Denonco Video Opinion / Analizë

Redaksia

Sinjale, dokumente dhe histori me interes publik trajtohen me kujdes editorial.

© 2026 Gazeta Reforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English