Skip to content
Gazeta Reforma
KryesorePolitikëDrejtësi & SPAKInvestigimeEkonomiRajoni & BotaOpinion / AnalizëVideoKërkoDenonco
AL EN
Ekonomi

Euro ringrihet pas zgjedhjeve, rifiton pikë në kursin e këmbimit me lekun

15 May 2023 · 3 min lexim

Euro e ka nisur javën me rimëkëmbje në kursin e këmbimit lekun.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro të hënën u këmbye me 111.31 lekë, në rritje me 0.49 lekë krahasuar me ditën e premte. Rritja e euros në pikat e këmbimit valutor u theksua veçanërisht në gjysmën e dytë të të premtes, ndërsa ka vijuar më e lehtë edhe këtë të hënë.

Në gjysmën e parë të muajit maj, euro shënoi një rënie të mëtejshme ndaj lekut, duke arritur vlerat më të ulëta historike.

Në datën 11 maj, kursi i këmbimit euro-lek arriti nivelin prej 110.63 lekësh, më i ulëti i regjistruar ndonjëherë. Sipas agjentëve të këmbimit valutor, rënia i detyrohej prurjeve të mëdha të valutës në treg. Rritja e ofertës së euros mund të shpjegohet pjesërisht me theksimin e faktorit sezonal dhe rritjen e turizmit hyrës, por edhe me zgjedhjet lokale.

 

 

Sipas ekspertëve, periudhat parazgjedhore shoqërohen me rritje të flukseve valutore dhe e njëjta gjë duket se ka ndodhur edhe këtë vit, duke e çuar kursin e euros drejt rekordeve të reja në rënie.

Në ditët e fundit, megjithatë, kjo rënie është korrigjuar disi dhe kjo koincidon me përfundimin e fushatës zgjedhore. Sipas agjentëve të këmbimit, në gjysmën e dytë të javës së kaluar u vërejt një rritje e kërkesës për euro në treg.

Rënia e euros në nivelet më të ulëta historike mund të ketë rritur kërkesën për monedhën europiane nga subjektet që kanë nevoja për valutë, të lidhura me biznesin, shlyerjen e kredive në euro, udhëtime jashtë vendit, etj.

Një fenomen i ngjashëm u vërejt edhe në fund të vitit 2022. Pasi kursi i euros preku nivelin më të ulët historik, në ditët e fundit të dhjetorit dhe në fillim të janarit u vërejt një kërkesë e lartë për të dhe ringritje e shpejtë, ndonëse e përkohshme, e kursit euro-lek.

Në atë rast, rritja u nxit edhe nga një injektim shumë i madh i lekut në treg nga qeveria shqiptare, që e shpenzoi të gjithë deficitin e planifikuar në muajin dhjetor, duke e përqendruara sidomos në ditët e fundit të muajit.

Për momentin, kursi i euros është rimëkëmbur disi, por sidoqoftë ngelet ende pranë niveleve minimale historike dhe agjentët bendojnë se në afatin e shkurtër monedha europiane do të qëndrojë në pozita të dobëta, duke pasur parasysh efektin e pritshëm sezonal.

Sidoqoftë, frenimi i rënies së euros iu jep për momentin një lloj frymëmarrjeje sektorëve eksportues të ekonomisë, që po përballen me humbje të konsiderueshme nga forcimi i lekut. Krahasuar me një vit më parë, monedha vendase është mbiçuar me rreth 8% në kursin e këmbimit me euron./Monitor/

Read next

Kryesore

Rastësi? Gazetarja e “Fiks Fare” kërkon llogari nga Balluku për kërcënimet ndaj dëshmitares së SPAK, pak orë më vonë përfundon në Traumë pas aksidentit të rëndë!

Gazetarja investigative e emisionit “Fiks Fare”, Kamila Xhakaj, ka përfunduar në Spitalin e Traumës pas një aksidenti të…

8 Oct 2026
Kryesore

Portreti i Napoleon Zervës në Dropull, skandal në Shqipëri: Kush e nderon përgjegjësin e masakrave çame?

Një portret i Napoleon Zervës, komandantit grek emri i të cilit lidhet me masakrat dhe dëbimin e shqiptarëve…

8 Oct 2026
Kryesore

Veliaj nga qelia premton dreka me AI, e gjithë bota tallet me kryebashkiakun tonë virtual

Shqipëria sapo i ka dhuruar botës një tjetër shpikje politike që as skenaristët e komedive nuk do të…

8 Oct 2026
Kryesore

Poetja kanadeze Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi, vlerësohet për krijimtarinë novatore

Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze Anne Carson është shpallur fituese e Çmimit Nobel në Letërsi për këtë vit,…

8 Oct 2026

Latest

Rastësi? Gazetarja e “Fiks Fare” kërkon llogari nga Balluku për kërcënimet ndaj dëshmitares së SPAK, pak orë më vonë përfundon në Traumë pas aksidentit të rëndë!8 Oct 2026
Portreti i Napoleon Zervës në Dropull, skandal në Shqipëri: Kush e nderon përgjegjësin e masakrave çame?8 Oct 2026
Veliaj nga qelia premton dreka me AI, e gjithë bota tallet me kryebashkiakun tonë virtual8 Oct 2026
Poetja kanadeze Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi, vlerësohet për krijimtarinë novatore8 Oct 2026
Artan Gaçi nën hetim për pastrim parash, SPAK zbulon transferta në disa shtete8 Oct 2026
Gazeta Reforma

Lajm, llogaridhënie dhe interes publik. Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe denoncime qytetare.

Sections

Politikë Drejtësi & SPAK Investigime Ekonomi

Platform

Search archive Denonco Video Opinion / Analizë

Newsroom

Sinjale, dokumente dhe histori me interes publik trajtohen me kujdes editorial.

© 2026 Gazeta Reforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip