Skip to content
Politikë

Erion Veliaj ankimon masën e sigurisë

· 2 min lexim

Erion Veliaj i është drejtuar sërish Apelit të Posaçëm për të kundërshtuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Pas ankimimit të parë ndaj vendimit të 9 shkurtit, të firmosur nga gjyqtari Erion Bani, i cili i hapi rrugë arrestimit të tij një ditë më pas, Veliaj tani ka apeluar edhe vendimin e 12 shkurtit, që konfirmoi të njëjtën masë pas marrjes së tij në pyetje.

Mbrojtja ka paraqitur prova shtesë në këtë ankim, duke synuar të rrëzojë vendimin e parë, ndërsa gjykata pritet të shqyrtojë të dyja çështjet njëkohësisht.

Veliaj ndodhet në paraburgim, i akuzuar për korrupsion pasiv në të paktën nëntë episode dhe pastrim parash, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, GJKKO ka rikonfirmuar gjashtë nga tetë masat e sigurisë të dhëna më parë, duke lënë në burg Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule, ndërsa për biznesmenët e ndërtimit Shkëlqim Fusha, Gentjan Sula, Fatmir Bektashi dhe Meriman Palushi është caktuar masa “detyrim paraqitjeje”.

Sa i përket bashkëshortes së Veliajt, gjyqtari Erion Bani ka vendosur ta lehtësojë masën nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje”, ndryshe nga qëndrimi i prokurorëve Ols Dado dhe Altin Dumani, të cilët kërkuan që ajo të mbetej në arrest shtëpie.