Skip to content
Kronikë

“Erigersi më dërgoi si emoji një trendafil”, zbardhen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Tiranë

· 2 min lexim

Pasditja e së shtunës u gjakos në Tiranë, pasi në zonën e Astirit u qëlluan për vdekje 2 persona brenda një makine tip audi i cili ishte në lëvizje.

Ndërkohë janë zbardhur detaje të reja mbi atentatin e dyfishtë ndaj Erigers Mihasit dhe Armand Duamanit.

Grupi i hetimi i tha jo zyrtarisht gazetares së Top Channel se dy viktimat ditën e fundit ishin takuar në mesditë. Referuar një prej dëshmitarëve, e njohur e të ndjerit Mihasi, që ata e morën me makinë rreth orës 16:36.

Mësohet se vajza ka zbritur pranë Komunës së Parisit në Tiranë, rreth orës 19:00. Ajo tregoi se ata vetëm kishin shëtitur me makinë.

“Në orën 19:25 të asaj mbrëmje, Erigersi më dërgoi si emoji një trendafil”, thotë e reja sipas burimeve të Anila Hoxhës.

Dëshmitarja kujton sipas burimeve shumë të sigurta, se asnjëri prej tyre, nuk ishte i shqetësuar dhe se ata nuk kishin vënë re asgjë të dyshimtë para atentatit.

.Mihasi dyshohej edhe si person që kishte lidhje me bazën e armatimit në Yrshek të zbuluar pak kohë më parë, por që u shpëtua pasi fajin për këtë bazë e mori Gëzim Haroku.

Gjithashtu, bashkë me këtë shtetas, Mihasi dyshohej se kishte qëlluar me armë ndaj një hoteli në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Rreth 2 orë pas ngjarjes në zonën e Thumanës është gjendur një makinë e djegur plotësisht, e cila dyshohet se është e autorëve të vrasjes.

Brenda makinës janë gjendur edhe 2 kallashnikovë, armë me të cilat dyshohet se u krye atentati me 2 të vrarë në zonën e Astirit.

Targat e mjetit ‘Toyota’, që u gjet i djegur janë AA 532 ON dhe rezultojnë të vjedhura në Tiranë.