Skip to content
Aktualitet

Erë dhe reshje shiu…Parashikimi i motit për sot, e premte 25 shtator 2020

· 1 min lexim

Reshjet e shiut do të vijojnë edhe për disa ditë në shumicën e territorit.

Shërbimi  meteorologjik ushtarak, ka bërë me dije se reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës fillimisht në Veri-Veriperëndim me intensitet mesatar,  e më pas  gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën qendrore dhe jugore të vendit.

Gjatë orëve të pasdites, pas orës 15:00, në zonën Veriperëndimore (sidomos qarku Shkodër), reshjet e shiut do të kenë intensitet të lartë në formën e shtrëngatave, rrebesheve dhe stuhive,  shoqëruar me shkarkesa elektrike,dhe reshje lokale në formën e breshërit.

Era mësohet se do të fryjë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare 5-10m/sek, në orët e mesditës e kryesisht të mbrëmjes era do të fitojë shpejtësi, hera-herës e vrullshme (stuhi ere) kryesisht në zonën veriore deri në 20-25m/sek. Deti i forcës 5-6 me lartësi vale 2.5-4.0 metër.

Me konkretisht temperaturat parashikohen:

zonat malore          12°C deri në 28°C

zonat e ulëta          15°C deri në 31°C

zonat bregdetare    17°C deri në 30°C