Skip to content
Politikë

Erdhe me vonesë, do ta vazhdosh traditën e Bashës? Ja si përgjigjet Alibeaj

· 2 min lexim

Ditën e djeshme Lulzim Basha dha dorëheqjen nga pozita si kreu i Partisë Demokratike, ndërkohë që sipas statusit në kryetar i komanduar do të jetë Enkeled Alibehaj.  Kryetari i komanduar i PD-së, ka folur pas vizitës në kryegjyshatën bektashiane ku ka dhënë mesazhe urimi për të gjithë besimtarët.

Por një nga gazetarët e ka thumbur duke i evidentuar faktin se njësoj siç Lulzim Basha, ai u vonua në axhendën e tij të planifikuar në ditën e Nevruzit.

Pyetja e gazetarit: Erdhe me vonesë sot, do të vazhdosh traditën e Bashës? 

Erdha për të kremtuar këtë festë, për punë të mira ka gjithmonë kohë, asnjëherë nuk është vonë” u përgjigj duke qeshur Alibeaj.

Ndërsa pyetjes nëse do të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike, Alibeaj zgjodhi të mos i përgjigjet duke u larguar në heshtje.

“Duke zgjedhur demokracinë dhe unë besoj që bashkimi tek vlerat është çelësi i të gjithë atyre të cilëve vuajnë sot si dikur në fakt, si para 30 viteve, pikërisht peshën e madhe të diktaturës, s’ka zgjidhje tjetër. Bashkimi tek këto vlera, respekti ndaj njëri-tjetrit, bashkimi dhe ndaj asaj që është dhe e keqja më e madhe, regjimi që është instaluar tashmë në Shqipëri dhe që ndihet çdo ditë, nga mëngjesi në dark në jetën e çdo familjeje shqiptare. Dhe unë besoj që kjo është thirrja sot më shumë sesa kurrë që buron nga shpirti dhe nga zemra jo vetëm e çdo demokrati, e çdo shqiptari”, ka thënë ndër të tjera ditën e sotme Alibeaj, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike.