Skip to content
Të Gjitha

Ende nuk kanë zbritur në fushë për sezonin e ri, por futbollistët e Superiores paguhen çdo muaj

· 2 min lexim

Në një kohë kur të gjithë presim fillimin e sezonit të ri futbollisitik të kategorisë Superiore, natyrshëm lind pyetja se çfarë ka ndodhur me rrogat e futbollistëve të cilët ende nuk kanë zbritur në fushë për ndeshjet zyrtare.

Bojkoti i 10 klubeve të Superiores ka vazhduar që më 5 gusht 2020 kur në fakt duhej që sezoni futbollistik të startonte me 12 shtator. I vetmi klub që nuk pranoi t’i bashkohej bojkotit është Teuta, përfaqësuesit e Durrësit nuk pranuan bojkot e në këtë mënyrë vazhduan stërvitjen normale dhe ndeshjet. Në këtë mënyrë ata morën rrogat çdi muaj sikur asgjë të mos kishte ndodhur me ekipet e tjera.

U bënë disa vite që klubet e  Superiores kanë rritur cilësinë e futbollit e bashkë me të dhe rrogat për futbollistët e saj.Por edhe gjatë muajve të parë të pandemisë, futbollistët  e kësaj kategorie u ankuan se nuk kishin marrë rrogat prej disa muajsh. Por presidentët e klubeve u justifikuan duke thënë se kjo ishte për shkak të pandemisë.

“Nga futbollistët jemi vënë në dijeni se prej disa muajsh nuk paguhen, ndërsa në këtë periudhë, mosdhënien e pagave presidentët e kanë justifikuar me situatën e pandemisë”, shkruhej në njoftim.

Ndërkohë në lidhje me situatën e krijuar dy muajt e fundit, burime të afërta pranë “Gazeta Reforma” bëjnë me dije të gjithë futbollistët nga 9 klubet e Superiores janë paguar në mënyrë të rregullt çdo muaj edhe pse kanë bojkotuar vazhdimin e sezonit të ri futbollistik dhe nuk kanë zhvilluar ende ndeshje zyrtare.

Kjo pasi futbollistët po zhvillojnë çdo ditë stërvitjet përkatëse dhe po bëhen gati për ndeshjet e radhës sapo të mbarojë bojkoti dhe kërkesat e tyre të jenë plotësuar.

Në këtë mënyrë futbollistët bëhen kategoria e vetme që merr një super rrogë të majme edhe pa u angazhuar fare në ndeshjet zyrtare ashtu siç parashikohet.

Deri më tani klubet që paguajnë më shumë për futbollistët janë dy ekipet e Derbit të Tiranës, Partizani dhe Tirana të cilat edhe pse me një cilësi loje jo shumë të kënaqshme ia arrijnë të paguajnë shumë mirë futbollistët e tyre, pa përfshirë pjesëtarë të tjerë të klubit( trajnerë, asistentë).