Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Saga” Hysi/ STOP nxjerr dy dëshmi të reja: Më mori 5000 euro se nuk pranova të kryeja marrëdhënie me të

22:05 10/01/2019
Reading Time: 4 min lexim

Çështja e gjyqtarit Hysi duket se nuk mbaron këtu. Ditën e sotme kanë ardhur dëshmi të reja nga të tjerë persona që vërtetojnë se atë që Hysi bëri me zonjën, historia e së cilës u publikua tre ditë më parë, ka ndodhur edhe herë të tjera, madje njëra nga denoncueset thotë se e ka çuar deri tek dhoma e hotelit.

Këto dëshmi kanë ardhur në sekretarinë e redaksisë dhe dy prej tyre janë transmetuar mbrëmjen e sotme, ku njëri nga rastet ishte për një çështje përmbarimi, ku gjyqatari mori 5000 euro, ndërsa rasti I dytë për një çështje divorci, ku ka kërkuar edhe marrëdhënie seksuale me gruan e divorcuar.

Rasti i parë i kundërshtimit të një akti përmbarimor.

Denoncuesja: Edhe unë kam pas një çështje me këtë gjyqtar dhe më ka kërkuar 5 000 euro, për një çështje, që kam pasur.

Saimiri: I keni paguar 5000 eurot?

Denoncuesja: Po, i kam paguar 5000 euro, fillimisht nuk i bëra dot të tëra 5 000-shen, i kam dhënë 3 000 euro herën e parë.

Saimiri: Zonjë ia keni dhënë atij në dorë, direkt?

Denoncuesja: Po, bashkëshorti im ia ka dhënë atij në dorë.

Saimiri: Për çfarë çështje ishte?

Denoncuesja: Kishim një kundërshtim me veprimet përmbarimore dhe na tha që keni ju të drejtë dhe e keni të fituar dhe në Apel në Vlorë. Kjo dukej me një fjalë edhe pazotësia e tij them unë, se në Apel në Vlorë, unë e humba. Në fakt, kur na ra çështja, që e pamë, që çështjen tonë e kishte gjyqtari Roland Hysi, nga shumë njerëz, që përflitej na thanë  që, booo booo… me kë gjyqtar paskeni rënë?!

Saimiri: Pse? Ngaqë donte para?

Denoncuesja:  Se ky kërkon lekë dhe nga halli, që kishim, nga problemet, që kishim u detyruam, ramë dakord me ndërmjetësimin e një personi tjetër, vetë nuk e njihnim, i kemi dhënë herën e parë 3 000 euro. Kaloi seanca e parë, e dyta, në seancën e tretë tha: dua dhe 2000-shen tjetër! Ne nuk i bëmë dot 2000 të tjera dhe e la atë seancë, e zgjati vendimin me një fjalë. Deri sa i dhamë edhe 2000-shen tjetër dhe më vonë pastaj e dha vendimin, që e fituam ne gjyqin faktikisht, por unë e di se si i kam bërë ato lekë dhe i kam marrë borxh, kur i thonë.

 

Rasti i dytë ku zonja tregon se Hysi ishte caktuar për të mbajtur gjyqin e saj të divorcit dhe të ndarjes së kujdestarisë së fëmijëve. Hysi e ka çuar zonjën në një dhomë hoteli dhe kur kjo e fundit ska pranuar të ketë marrëdhënie me të, i ka kërkuar dyfishin e rrshfetit për shkak se e çnderoi” si burrë.

Denoncuesja: Kam pas çështjen e gjyqit, ndjek nga Roland Hysi, në Fier para 3 vjetësh e gjysmë. Kur gjyqtari më sheh, kur futem, që e përshëndes, e nxjerr ish-burrin jashtë edhe fillon dhe më thotë, që mos e ki problem, mos rri në stres, sepse unë do të ndihmoj. Ti qenke gocë e mirë. Mbarojmë gjyqin aty, ikim. S’zgjat as 10 minuta, që jemi largu nga zyra e gjyqtarit kur shikoj më merr në telefon, e kishte pas gjet numrin tim tek letrat e gjyqit atje kemi lënë dhe numrat e telefonit. Ky më merr në telefon dhe më thotë: dua me të taku. I thashë: “Ok! Por për çfarë?” “Për të sqaruar gjërat e gjyqit ”- më tha mua, “çfarë do vazhdojmë këtej e tutje”. Më merr në telefon pas 10 minutash edhe më thotë: hajde tek “Bar Rinia” në Fier. Futem në makinë edhe më thotë mua: “Meqenëse është shumë nxehtë jashtë, a shkojmë diku me pi diçka, me u qetësu, me bo muhabet, me ndejt rehat”?! Ok!- i them unë.

Më çon për tek Bar-Hotel “L’amour” në Fier. Futemi brenda, kyç derën. I thashë- “po, urdhëro, fol”! Aty filloi pastaj me më ngacmu, po unë do të ndihmoj, po se ti qenke gocë e mirë…e ku di gjë unë, këto kështu. Më tha mua – “unë dua 2 500 euro me fillu çështjen tate. Nuk ke nevojë as për avokat, as për psikologe me kap asnjë gjë ti, sepse do të ndihmoj unë. Ti do më japësh 2 500 euro edhe unë çështjen tënde e vazhdoj unë”!

Ok! – i thashë, po mirë! Si ashtu pastaj, ka porosit nga një pije freskuese me pi, t’na i sjellin te dhoma. Pastaj aty filloi me ngacmu. Jo me prek, jo këtu te kofsha, po jo me prek si pa dashje te koka…, gjëra të tilla…

Pastaj, i them – “ O zotëri, tani muhabetin e kemi mbaruar. A mundem me dalë”?

“Po jo” – më tha mua. –S’të pëlqej unë ty si mashkull, po unë mundem me të kënaq, mundem me t’mbajt mirë, do të mbaj, siç nuk të ka mbajt burri jot”.

I thashë – Jam tu kërku, me aq sa kam pa deri këtu, jam tu kërku me ndryshu gjyqtarin e çështjes.

Më tha mua – “Gjyqtarin e çështjes nuk të lë unë me e ndryshu ti”.

Më ke kërku 2 500 euro, unë me të dhënë 3000, veç unë me vazhdu çështjen dhe mu me m’lër rehat.

Më tha- jo! Në qoftë se ti më ke ul mua si mashkull, t’kam sjellë deri në dhomë hoteli, edhe mos me m’dhënë asnjë puthje, ke me pagu 5 000!

I thashë – Ok! Po 5000 euro i kam dhënë atë ditë në dhomë të hotelit, i kam dhënë 3 000 euro, dhe 2 000 euro të tjera ia kam nis më vonë.

Saimiri: Përfundimisht i ke paguar 5 000 euro?

Denoncuesja: Po i kam paguar 5 000 euro dhe ia kam nis me bankomat, ia kam nis me Ëester Union. 5 000 euro nuk janë pak, por ama, kur llogaritet jeta e fëmijës, se kur të kërcënon me jetën e fëmijës  të thotë: në qoftë se që këtu del gjë, ti s’ke me i pa ma ata fëmijë. Atëherë i bie, se ato, për fëmijët, janë shumëzim me zero./Transcript nga Tvklan/

 

Të lidhura

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike
Kryesore

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Në protestën e mbajtur sot nga Partia Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”, mes pjesëmarrësve u vu re edhe Alma...

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?
Aktualitet

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një raport fillestar mbi pjesëmarrjen dhe rezultatet e procesit të votimit, duke u bazuar...

18:36 16/05/2025
Para

Sinoptikanët: Temperaturat do përmirësohen, por pritet të rikthehen ngricat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

18:36 16/05/2025
Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

18:16 16/05/2025
Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

18:01 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.