Studentët kanë paralajmëruar që dje se do mblidhen përsëri për të protestuar për plotësimin e kërkesave të tyre. Pavarësisht se kryeministri i pret për të dialoguer, ata nuk bien dakord me këtë gjë dhe për këtë arsye po vazhdojnë protestën.
Ata kanë njoftuar se në orën 08:30 do fillojë grumbullimi i tyre në fakultete dhe më pas do marshojnë drejt godinës së kryeministrisë.
Studentët shprehen se nuk duan dialog dhe e vetmja gjë që duan është plotësimi i kushteve të tyre.

Nga ana tjetër, me anë të një njoftimi janë ftuar të gjithë studentët edhe në Elbasan duke u thënë se sot do bëhet grumbullimi i studentëve të 5 fakulteteve në orën 09:00 tek Universiteti “Aleksander Xhuvani” dhe do marshojnë drejt Tiranës për të vijuar protestën.

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, ish kryeministri dhe lideri historik i PS, Fatos Nano
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano është ndarë sot nga jeta në moshën 73 vjeçare. Prej disa kohësh ai ndodhej në...






