Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Numri i lindjeve po bie me shpejtësi, INSTAT zbulon arsyen

08:40 21/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Synimet për zhvillim individual dhe për karrierë po shtyjnë moshën e mëmësisë për gratë. Teksa numri i lindjeve po bie me shpejtësi, gratë preferojnë të lindin pas të 30-tave.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2020 vihet re një rritje e numrit të lindjeve në grup-moshat 30-34 vjeç, 35-39 vjeç dhe 40-44 vjeç në krahasim me vitin 2016, shkruan Monitor.

Për shembull në vitin 2016 në 1000 gra të moshës 20-24 vjeç numëroheshin 74 lindje, ndërsa në vitin 2020 vetëm 55 lindje.

Në të kundërt në grup-moshën 35-39 vjeç në vitin 2016 kishte 29 lindje për 1000 gra, ndërsa në vitin 2020 kishte 34 lindje për 1000 gra.

Rritje pati edhe për gratë mbi të 40-tat. Në vitin 2016 kishte 4,9 lindje në 1000 gra të moshës 40-45 vjeç, ndërsa në vitin 2020 në 1000 gra të kësaj moshe linden 5.8 fëmijë.

Rënia e numrit të lindjeve vit pas viti, ka përkeqësuar cilësinë e zëvendësimit të brezave, pasi po rritet hendeku zëvendësimit të femrave.

Koeficienti Bruto i Riprodhimit (KBR) është një treguesi mirë për matjen e rritjes së brezave të ardhshëm. Ai mat normën me të cilën gratë zëvendësojnë veten e tyre gjatë viteve të jetës riprodhuese.

Në vitin 2020, KBR-ja është 0,65 që do të thotë se gratë në Shqipëri janë rreth 35 për qind larg zëvendësimit të vetvetes. Ky tregues ndikohet direkt nga sjellja riprodhuese e grave dhe nga preferenca për të lindur djem.

Numri i lindjeve të vitit 2020 është 28.075 lindje. Raporti gjinor në lindje është 107, që tregon se për çdo 100 vajza të lindura, lindin 107 djem.

INSTAT sqaron se ky raport është më i lartë se raporti natyral, i cili është 105. Në vlera absolute, rënia e numrit të lindjeve krahasuar me vitin 2020 është 486 lindje. Për lindjet djem kemi një rënie prej 2,7 %, ndërsa për lindjet vajza rënia është 0,6 %. Indeksi sintetik i fekonditetit (ISF),i cili tregon numrin mesatar të fëmijëve që pritet të lindë një grua në moshë riprodhuese shënon 1,34 fëmijë për vitin 2020, nga 1,36 që ishte me 2019, një nga normat më të ulëta në Europë.

Kjo do të thotë se në 100 gra pritet të lindin 134 fëmijë, nëse normat e lindshmërisë sipas grup-moshave janë ato të vitit referues 2020. Ky indeks është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten.

Etiketa: instatNumri i lindjeve

Të lidhura

3 Maji i turpit: Shqipëria e Lirisë së Shtypit me TikTok të mbyllur e media të blera
Kryesore

3 Maji i turpit: Shqipëria e Lirisë së Shtypit me TikTok të mbyllur e media të blera

Në vend që ta përshëndesë 3 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit me krenari dhe llogaridhënie, Shqipëria e...

19:25 03/05/2025
GJK: S’ka kompensim për profesionet e lira që kanë parapaguar tatim-fitimin 15%
Kryesore

Jehovait kërkojnë njohje si fe në Shqipëri/ Kushtetuesja jep vendim

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar Gjykatën Administrative të Apelit që, brenda një afati prej gjashtë muajsh, të shqyrtojë dhe të japë...

13:12 09/04/2025
Para
Anketa e OKB-së, asnjë ndryshim në renditje për Shqipërinë

Anketa e OKB-së, asnjë ndryshim në renditje për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.