Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Normalizimi i raportit Kosovë-Serbi, BE: Duhet takim mes liderëve politikë

19:00 20/03/2024
Reading Time: 3 min lexim

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, paralajmëroi të mërkurën se nevojitet një takim i nivelit të lartë mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje. Ai, megjithatë, nuk tregoi se kur mund të ndodhë një takim i tillë nën ndërmjetësimin e bllokut.

“Zbatimi i marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, sikur edhe kërkesat shtesë për formalizm, kanë nevojë të adresohen nga liderët gjatë takimit të radhës në nivel të lartë, në kuadër të dialogut”, tha Stano.

Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen Bazë në shkurt 2023 në Bruksel, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. BE-ja paralajmëroi në fillim të kësaj jave se do të shtojë trysninë mbi të dyja vendet për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja, mes tjerash, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje reciproke të dokumenteve dhe simboleve shtetërore, si dhe respektim reciprok të sovranitetit dhe tërësisë territoriale. Ajo kërkon po ashtu nga palët që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë. Dje, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç, u takuan me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak, ku diskutuan për këtë marrëveshje dhe për çështjen e dinarit serb në veçanti.

Bislimi tha se Petkoviç u deklarua në takim se Serbia nuk mund t’i zbatojë pjesët e marrëveshjes që kanë të bëjnë me statusin e Kosovës, integritetin territorial, apo anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara dhe në agjencitë e saj. Kosova nguli këmbë përsëri që të nënshkruhet marrëveshja, apo të gjendet një formë tjetër e formalizimit të saj. Por, Serbia nuk pranon të nënshkruajë marrëveshje të tillë.

Ndërkohë, Stano tha se BE-ja pret që javën e ardhshme të vazhdohen diskutimet për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit serb, pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që vetëm euroja të jetë valutë në qarkullim zyrtar. Stano tha se takimi i së martës ishte i rëndësishëm për të saktësuar faktet dhe për të sqaruar disa çështje.

“Palët u pajtuan që të vazhdojnë diskutimet për këtë çështje të hënën me 25 mars, me qëllim që të diskutojnë propozimet konkrete dhe të gjejnë një zgjidhje afat-shkurte”, shtoi ai.

Bislimi tha pas takimit se Kosova dhe Serbia, deri më 22 mars, do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ndërsa javën e ardhshme do të takohen sërish në Bruksel për diskutimin e opsioneve. Ishte hera e parë që zyrtarë të Qeverisë së Kosovës morën pjesë në bisedime të tilla, prej se Kosova, me një rregullore të Bankës Qendrore që hyri në fuqi më 1 shkurt, ndaloi përdorimin e dinarit serb, duke e bërë euron mjet të vetëm pagese. Çështja, pos që zemëroi Serbinë, nxiti mospajtime edhe mes Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë, prej vitesh, merr pagesa në dinarë nga buxheti i Serbisë. Diplomatë perëndimorë i kërkuan Kosovës që ta pezullojë rregulloren, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re./REL

Etiketa: BEdialoguKosovelideret politikeSerbi

Të tjera

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin
Aktualitet

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin

Tension, zemërim dhe frikë. Kjo është panorama në fshatin Çiflik të Bashkisë Dimal, ku banorët kanë dalë në protestë duke...

12:41 11/01/2026
Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin
Aktualitet

Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

Drejtoresha e Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministria e Brendshme, Alma Bime, është arrestuar sërish nga Policia e...

15:41 10/01/2026
Para
Skandal/ Nuk i pëlqyen pyetjet, Rama shtyn gazetaren

Gjesti ndaj gazetares/ Rama reagon sërish: Një prekje miqësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin

12:41 11/01/2026
Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

15:41 10/01/2026
SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie

SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie

14:11 10/01/2026
Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

13:42 10/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.