Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ndeshjet e Superiores kanë filluar plot kaos, stadiumet nuk presin dot ekipet ashtu siç duhet

14:41 06/11/2020
Reading Time: 2 min lexim

Pas më shumë se një muaji klubet e ekipeve të Superiores mbyllën bojkotin për tu rikthyer në fushë për sezonin  e ri futbollistik 2020-2021.

Kjo ishte java e parë e ndeshjeve zyratre të Kategorisë Superiore, por gjërat nuk duken mirë për ekipet dhe futbollistët.

I gjithë problemi i momentit qendron te gjendja e stadiumeve në vendin tonë dhe kaosi që është krijuar me zhvillimin e ndeshjeve në stadiume që nuk kanë kapacitetin dhe cilësinë e duhur për të zhvilluar ndeshje të Kategorisë Superiore dhe të Parë.

Problematike është situata për Kukësin, Tiranën dhe Partizanin pasi nuk kanë ku të zhvillojnë ndeshjet e radhës. Në Kukës stadiumi po rindërtohet dhe kjo nuk lejon zhvillimin e ndeshjeve në ambientet e tij. Në stadiumin “Selman Stërmasi” nuk ka shumë kohë që është mbjellë tapeti i ri dhe barit i duhet më shumë se një muaj kohë për t’u bërë gati.

Në stadiumin “Elbasan Arena” FSHF ka vendosur që të rimbjellë barin dhe fusha do të jetë gati vetëm për ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës që do të luhet më 11 nëntor.

Ndërkohë stadiumi më i ri në vend dhe më me shumë investime “Air Albania” po qëndron i mbyllur dhe do të presë vetëm Kombëtaren për dy ndeshjet e radhës, përballë Kazakistanit dhe Bjellorusisë më 15 dhe 18 nëntor. Kjo pasi gjendja e tapetit nuk është e mirë dhe sapo të mbarojnë këto dy ndeshje stadiumi do të qendrojë i mbyllur për tre muaj.

Kjo është situata e stadiumeve kryesore në vend dhe që presin ekipet kryesore të Kategorisë Superiore.Për këtë arsye Kukësi, Tirana dhe Partizani janë të detyruara të “shtegtojnë” për në stadiume të tjera shumë larg Tiranës apo Kukësit.

Në ndeshjen e parë të kësaj jave Tirana u detyrua të priste Kukësin në Korçë. Kampionët në fuqi janë sërish pritës edhe në këtë javë, teksa kësaj here kanë zgjedhur stadiumin e Kamzës, duke qenë se Kastrioti luan në transfertë ndaj Laçit. Ditën e djeshme Partizani u përball me Kastriotin dhe u detyrua që të luante në stadiumin e Kamzës.

Ndërkohë në të njëjtën situatë ndodhet edhe Kukësi, i cili ka zgjedhur “Loro Boriçin”, për përballjen e javës së dytë ndaj Partizanit.Për ndeshjen e radhës ndaj Teutës që do të luhet më 8 nëntor, Tirana ka zgjedhur stadiumin “Gjorgji Kyçyku”  në Pogradec.

Ende nuk dihet sesa do të zgjasë kjo situatë, por ka shumë pikëpyetje dhe paqartësi se pse po ndodhin këto probleme tani që sapo ka filluar sezoni i ri dhe ekipet përveçse nuk kanë ku të luajnë nuk kanë as tifozat e tyre për t’i përkrahur e mbështetur ashtu siq duhet.

Të lidhura

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë
Kosovë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e subjekteve politike që morën pjesë në...

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’
Bota

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Sabajet Shuti, 31 vjeç, i njohur si një prej figurave të njohura të grupit kriminal shqiptar “Hellbanianz”, është dënuar me...

19:44 28/06/2025
Para

Vijon rritja e rasteve me COVID-19, në karantinë 28 mësues në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

19:44 28/06/2025
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

19:19 28/06/2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

19:02 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.