Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Murtaja e bagëtive, konfirmohet vatra e dytë në Korçë

13:52 24/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një vatër e re e murtajës së ruminantëve të vegjël është konfirmuar në qarkun e Korçës, konkretisht në fshatin Shkozë të Bashkisë Maliq.

Autoritetet veterinare kanë bërë të ditur se analizat laboratorike kanë rezultuar pozitive dhe si pasojë, mbi 180 krerë dele dhe dhi do të asgjësohen.

“Laboratori konfirmoi praninë e sëmundjes në fermën e Shkozës. Vetëm sot do të eliminohen rreth 110 krerë. Në rastin e një ferme të infektuar, i gjithë mbarështimi asgjësohet. Kjo sëmundje nuk parashikon dëmshpërblim nga shteti, pasi është hera e parë që shfaqet në vend. Duhet ndërhyrje për të ndihmuar fermerët, pasi rreziku është i lartë. Vetëm në këtë zonë janë rreth 2 mijë krerë që mund të preken,” deklaroi drejtuesi i veterinarisë, Demirali Latollari.

Fermeri Enkel Shkëmbasi, i cili zotëron fermën e prekur, shprehet i dëshpëruar: “Do groposen mbi 180 krerë. Humbja është e jashtëzakonshme. Jetoj vetëm nga ky aktivitet. Në borxhe jam, në rrugë jam. Nëse nuk më ndihmon shteti, nuk kam çfarë të bëj. Po mendoj të gropos edhe veten përkrah tufës.”

Ndërkohë, autoritetet veterinare po përpiqen të izolojnë vatrën dhe të kufizojnë përhapjen e mëtejshme, edhe pse e pranojnë se dëmi ekonomik është i konsiderueshëm.

Sëmundja ngjitëse, që prek kryesisht delet dhe dhitë, po përhapet me shpejtësi në mbarë vendin. Situata në Gjirokastër është veçanërisht alarmante për shkak të dendësisë së lartë të fermave dhe rrezikut të përhapjes drejt Konispolit.

Pavarësisht masave të marra, si ndalimi i tregtisë së gjësë së gjallë dhe kufizimi i kullotave, infeksioni nuk është ndalur. Deri tani janë eliminuar mbi 1,200 kafshë të infektuara në shkallë vendi.

Ekspertët shpresojnë se temperaturat e larta të verës mund të ndihmojnë në frenimin e virusit, i cili nuk mbijeton gjatë në ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj diellit.

Megjithatë, theksohet se bashkëpunimi i fermerëve është thelbësor për të kontrolluar situatën, çdo rast duhet të raportohen menjëherë.

Ministria e Bujqësisë, ndërkohë, nuk ka ofruar asnjë ndihmë financiare për fermerët e dëmtuar, duke u mjaftuar me udhëzime teknike dhe këshilla parandaluese.

Burime nga autoritetet zbulojnë se përhapja e murtajës në Shqipëri ka ardhur pas futjes kontrabandë të bagëtive nga Rumania, me dokumente të falsifikuara.

Dështimi i kontrolleve në pikat doganore dhe në tregjet e kafshëve ka lejuar përhapjen e sëmundjes në disa qarqe, përfshirë Shkodrën, Dibrën, Bulqizën, Tiranën, Korçën, Devollin, Skraparin, Lushnjën dhe Gjirokastrën.

Etiketa: korceMurtaja e bagetive

Të tjera

Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn
Aktualitet

Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë dhe ish-kreut të menaxhimit të fondeve të BE-së, Ilir Beqaj,...

12:04 07/04/2026
Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik
Aktualitet

Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

Rritja e çmimit të naftës në 224 lekë për litër ka nxitur një reagim të fortë nga Konfindustria, e cila...

11:20 07/04/2026
Para
Murtaja prek edhe Maliqin: 192 krerë të asgjësuar, rrezik për mbi 5000 bagëti në zonë

Murtaja prek edhe Maliqin: 192 krerë të asgjësuar, rrezik për mbi 5000 bagëti në zonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

12:04 07/04/2026
Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

11:20 07/04/2026
Memaliaj/ Shpërthim tritoli në banesën e administratorit të Qesaratit, autorët djegin ‘Range Rover’ dhe zhduken në këmbë

Memaliaj/ Shpërthim tritoli në banesën e administratorit të Qesaratit, autorët djegin ‘Range Rover’ dhe zhduken në këmbë

11:11 06/04/2026
Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.