Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Murtaja prek edhe Maliqin: 192 krerë të asgjësuar, rrezik për mbi 5000 bagëti në zonë

14:53 24/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Murtaja e ruminantëve vijon të përhapet në zona të reja të vendit, duke prekur tashmë edhe fshatin Shkozë të bashkisë Maliq në qarkun e Korçës. Kjo është vatra e dytë e konfirmuar në këtë zonë, duke e rritur më tej hartën e infeksionit në vend.

Sipas të dhënave zyrtare, në fermën e prekur në Shkozë do të asgjësohen 192 krerë bagëti për të frenuar përhapjen e sëmundjes. Situata konsiderohet me rrezik të lartë, pasi në një rreze prej vetëm 500 metrash ndodhen disa ferma të tjera, të cilat strehëzojnë mbi 5000 krerë të ekspozuar ndaj infeksionit.

Autoritetet kanë vendosur të marrin masa të menjëhershme, duke përfshirë asgjësimin e kafshëve të sëmura dhe vendosjen e një perimetri sigurie prej 3 kilometrash përreth vatrës, që do të monitorohet nga shërbimet veterinaro-sanitare.

Kjo vatër i shtohet rasteve të konfirmuara më herët në Shkodër, Dibër, Bulqizë, Tiranë, Korçë, Devoll, Skrapar, Lushnjë dhe Gjirokastër, duke çuar në 11 numrin total të vatrave të identifikuara dhe në 13 numrin e fermave të prekura.

Deri tani, numri i kafshëve të asgjësuara në të gjithë vendin ka arritur në rreth 1400. Megjithëse janë ndërmarrë masa parandaluese si ndalimi i tregtisë së gjësë së gjallë dhe kufizimi i kullotave, përhapja e sëmundjes vijon me ritme të larta.

Veterinarët bëjnë thirrje për bashkëpunim të menjëhershëm nga ana e fermerëve, duke kërkuar raportimin e çdo rasti të dyshuar, me qëllim izolimin dhe trajtimin në kohë. Ministria e Bujqësisë deri më tani ka dhënë vetëm këshilla mbi mënyrat e parandalimit, ndërsa nuk është shprehur ende nëse fermerët do të dëmshpërblehen.

Përhapja e murtajës në Shqipëri ka ardhur si pasojë e futjes kontrabandë të kafshëve nga Rumania me certifikata të falsifikuara, ndërkohë që dështimi i kontrolleve veterinare në dogana dhe tregje ka lejuar përhapjen e saj në disa qarqe të vendit.

Etiketa: maliqMurtaja e bagetive

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Bajrëve për vrasjen e Fatbardh Licit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Bajrëve për vrasjen e Fatbardh Licit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.