Pasditen e sotme, zona e Dibrës u përfshi nga reshje të dendura shiu, erë e fortë dhe breshër, që shkaktuan vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Pjesa e rrugës që lidh Sofraçanin me Shupenzën në Rrugën e Arbrit u bllokua përkohësisht, pasi era e fuqishme rrëzoi pemë mbi karrexhatë, duke penguar kalimin e mjeteve.
Pamjet tregojnë segmentin e bllokuar nga pemët e rrëzuara, ku drejtuesit e automjeteve u detyruan të ndalojnë për shkak të bllokimit në rrugë.