Skip to content
Kryesore

Mot i keq në Dibër, era e fortë rrëzon pemët në rrugë, bllokohet segmenti Sofraçan–ShupenzëP

· 1 min lexim

Pasditen e sotme, zona e Dibrës u përfshi nga reshje të dendura shiu, erë e fortë dhe breshër, që shkaktuan vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Pjesa e rrugës që lidh Sofraçanin me Shupenzën në Rrugën e Arbrit u bllokua përkohësisht, pasi era e fuqishme rrëzoi pemë mbi karrexhatë, duke penguar kalimin e mjeteve.

Pamjet tregojnë segmentin e bllokuar nga pemët e rrëzuara, ku drejtuesit e automjeteve u detyruan të ndalojnë për shkak të bllokimit në rrugë.