Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekskluzive/ Ja sa do të kushtojnë zgjedhjet e 25 prillit, asnjë lek për teknologjinë

20:09 26/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Në projektbuxhetin e vitit 2021 qeveria nuk ka ndarë asnjë lek për organizimin e zgjedhjeve, ndërsa ka mbajtur për këtë qëllim 1 miliard lekë rezervë tek paratë e kontigjencës.

“Niveli i fondit rezervë për vitin 2021 parashikohet në masën 4 miliardë lekë. Përkatësisht, 2 miliardë lekë fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, 1 miliard lekë fond kontigjencë për mbështetjen e procesit zgjedhor dhe 1 miliard lekë fond rezervë për studime dhe projektime, për projektet e investimeve publike strategjike që do të zhvillohen përgjatë vitit 2021”, deklaroi ministrja e Financave Denaj, në një raportim me dyer të mbyllura në Byronë e Kuvendit.

Kuptohet se 1 miliard lekë të rezervës për investimet publike do të përdoret nga kryeministri për të mbyllur projekte me anë të Fondit të Shqiptar të Zhvillimit. Ky fond i shërben qeverisë për të shmangur ndarjen e këtyre parave tek bashkitë, duke i përdorur në projekte që shpesh kanë efekt elektoral.

Ndërkaq, për shpenzimet vjetore, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i janë ndarë 137,5 milionë lekë, po aq sa ka shpenzuar edhe gjatë këtij viti. Janë rreth 2 milionë lekë më pak se u shpenzuan në vitin 2017, që ishte vit elektoral.

Duke pasur parasysh se zhvillimi i zgjedhjeve në vetvete kërkon një fond të caktuar të veçantë, qeveria na lë të mendojmë se 1 miliard lekë të rezervës do të përdoren për këtë qëllim.

Që nga momenti që del dekreti i presidentit për datën e zgjedhjeve, përcaktohen të gjitha shpenzimet, që nga pagat në të gjitha nivelet e komisioneve, KZAZ, Komisionet e Qendrave të Votimit, të grupeve të numërimit, dokumentet që duhen shtypur. Janë rreth 40-45 mijë persona të cilët marrin pjesë në proces. Llogariten shpenzimet për fletët e votimit, kutitë, kodet e sigurisë, bojën matrikulluese, ambientet me qira për qendra votimit apo qendrat e numërimit pasi shumica janë ambiente private. Kurse zgjedhjet e 25 qershorit kanë kushtuar rreth 6 milionë dollarë.

Ndërkohë mbetet i pa përcaktuar fondi me të cilin do të zhvillohej tenderi për teknologjinë e identifikimit biometrik të zgjedhësve. Qeveria në qershor arriti një marrëveshje me opozitën për ta vendosur këtë teknologji në zgjedhjet e vitit 2021.

Sipas kësaj marrëveshje,  “Palët angazhohen të mbështesin implementimin e identifikimit elektronik duke përfshirë 100% të votuesve në zgjedhjet e ardhshme, për aq sa është teknikisht e zbatueshme. Zbatueshmëria do të përcaktohet nga KQZ e mbështetur nga ekspertizë ndërkombëtare. Qeveria do të garantojë fondet në kohë për implementimin, për aq sa është teknikisht e zbatueshme”.

Projektbuxheti nuk ka asnjë rresht për këtë qëllim, asnjë lek për teknologjinë në zgjedhje. Gjithsesi Projektbuxheti është kujdesur të përcaktojë paratë për partitë politike, që janë 140 milionë lekë.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: 25 prillibuxhetikqz

Të tjera

“Ma vranë djalin për herë të dytë” ulërima e nënës së Stiven Toshkëzit, ndërsa në të njëjtën ditë drejtësia liroi vrasës, të fortë dhe zyrtarë të korruptuar
Aktualitet

“Ma vranë djalin për herë të dytë” ulërima e nënës së Stiven Toshkëzit, ndërsa në të njëjtën ditë drejtësia liroi vrasës, të fortë dhe zyrtarë të korruptuar

Dje nuk ishte thjesht një ditë e rëndë. Ishte panorama më brutale e një sistemi drejtësie të dorëzuar, të lodhur,...

15:16 19/11/2025
Vetëm një në tre pensionistë marrin rritjen 1800 lekë të pensioneve
Aktualitet

Vetëm një në tre pensionistë marrin rritjen 1800 lekë të pensioneve

Esmeralda Topi, Faktoje.al Pas 12 vitesh pushtet, socialistët rikthyen kartën e vjetër elektorale të rritjes së pensioneve. “Në Shqipërinë 2030 pensioni...

14:44 19/11/2025
Para

Aksident në Pogradec, një person në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Ma vranë djalin për herë të dytë” ulërima e nënës së Stiven Toshkëzit, ndërsa në të njëjtën ditë drejtësia liroi vrasës, të fortë dhe zyrtarë të korruptuar

“Ma vranë djalin për herë të dytë” ulërima e nënës së Stiven Toshkëzit, ndërsa në të njëjtën ditë drejtësia liroi vrasës, të fortë dhe zyrtarë të korruptuar

15:16 19/11/2025
Vetëm një në tre pensionistë marrin rritjen 1800 lekë të pensioneve

Vetëm një në tre pensionistë marrin rritjen 1800 lekë të pensioneve

14:44 19/11/2025
Pazari i madh 140 mln dollarë që acaroi Edi Ramën rrugëve të Romës

Pazari i madh 140 mln dollarë që acaroi Edi Ramën rrugëve të Romës

14:27 19/11/2025
Shfryhet dosja Metamorfoza, gjykata liron Oltion Bistrin dhe ish prokurorin Lita

Shfryhet dosja Metamorfoza, gjykata liron Oltion Bistrin dhe ish prokurorin Lita

14:02 19/11/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.