Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

BIRN: Socialistët synojnë të mbajnë Gjinushin kryetar të përjetshëm të Akademisë së Shkencave

17:11 19/01/2023
Reading Time: 3 min lexim

Në një rast tjetër të ligjeve me porosi, dy deputetë socialistë kanë propozuar që kryetari aktual i Akademisë së Shkencave, për të cilin ligji është ndryshuar dy herë deri tani, të ndryshohet edhe një herë të tretë me qëllim që kufizimi aktual i numrit të mandateve të njëpasnjëshme të hiqet dhe, siç duket, Gjinushi të mund të marrë një mandat të dytë.

Deputetët socialistë Ismet Beqiraj dhe Petro Koçi propozuan së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë një ndryshim tjetër ligjor për Akademinë e Shkencave, ndryshimi i tretë në më pak se katër vjet, duke i hapur rrugën rizgjedhjes së kryetarit aktual Skënder Gjinushi për një mandat të dytë. Propozimi thotë se termi “por jo radhazi” në ligjin aktual, i cili lejon që një kryetar të marrë jo më shumë se një mandat vijues, të shfuqizohet. Heqja e këtij togfjalëshi, i cili duket se përbën një ndryshim tjetër ligjor “me porosi”, një praktikë kjo që bie ndesh me parimin e shtetit të së drejtës, ku ligjet nuk i përshtaten një indidivi apo një grupi njerëzish, i hap rrugën rizgjedhjes së Gjinushit pasi mandati i tij aktual mbaron më vonë këtë vit.

Në një relacion që dukshëm mbart disa gabime drejtshkrimore, propozuesit gjithsesi nuk e shpjegojnë se pse duan që kryetari aktual të ketë të drejtën të marrë një mandat të dytë ndërsa justifikojnë kërkesën për ndryshime me argumentin që, sipas opinionit të tyre, ligji ekzistues, i miratuar po nga e njëjta maxhorancë katër vite më parë, ka nevojë për përmirësime.

“Ligji i ri ndërtojë një Akademi të Shkencave të hapur drejt komuniteteve, [SIC],”- shkruhet në relacion.

Maxhoranca socialiste deklaroi në vitin 2018 se do të reformojë Akademinë e Shkencave, një institucion të kohës së komunizmit, sepse kështu ishte e nevojshme. Ligji i ri solli zgjedhjen e Skënder Gjinushit, një politikani në pension, si kryetar të akademisë. Presidenti i kohës Ilir Meta refuzoi të mbajë ceremoninë e betimit të Gjinushit duke vënë në dukje faktin se ai është një politikan dhe jo shkencëtar. Socialistët ndryshuan ligjin në mënyrë që të mundësonin betimin e Gjinushit në kuvend dhe jo në presidencë.

Akademia e Shkencave u mbush pas kësaj me deputetë socialistë në pension, të cilët papritur filluan të prezantojnë veten si akademikë.

Gjinushi tërhoqi vëmendjen e publikut vitin e kaluar kur, në një ceremoni të organizuar nga akademia për 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit, mbrojti kongresin, i cili konsiderohet nga shumë si një proces orwellian i diktaturës komuniste që vrau pjesën më të madhe të gjuhës, duke cituar një libër të gjuhëtarit maltez, Manuel Zrinzo Caruana, i cili, siç duket, justifikonte procese të tilla të standardizimit të gjuhës si parakushte të shtetformimit. Problemi i vetëm, gjuhëtari në fjalë nuk ekziston. Libri në fjalë nuk ekziston gjithashtu. Ajo që ekziston është një blog sarkastik në blogun kolektiv Peizazhe.

Ndërsa studiuesit u çuditën jo pak nga paaftësia e kreut të Akademisë së Shkencave për të respektuar themelet e botës akademike, të tilla si citimi i burimit dhe verifikimi i burimit, zgjatja e mandatit të Gjinushit përmes një propozimi që mbart gabime drejtshkrimore, duket se përbën një ironi mbi ironinë. Për më tepër, nëse tradita e socialistëve për mbushjen e akademisë me deputetë në pension do të vijojë, ka gjasa që dy propozuesit e ligjit aktual do të jenë akademikë të ardhshëm./BIRN

Të lidhura

‘Festa e Grurit’ mbledh qindra vizitorë në Pojan të Fierit
Aktualitet

‘Festa e Grurit’ mbledh qindra vizitorë në Pojan të Fierit

Në fshatin Pojan të Fierit, një nga 100 fshatrat më të bukur të Shqipërisë, dhe vetëm pak hapa larg Parkut...

12:45 21/06/2025
Kosovë, sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit
Kosovë

Tentativa e 35-të, deputetët sërish s’arrijnë të konstituojnë Kuvendin

Për herë të 35-të me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet pas zgjedhjeve të mbajtura më 9...

12:23 21/06/2025
Para
Përmbytje në disa komuna të Kosovës, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes

Përmbytje në disa komuna të Kosovës, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

‘Festa e Grurit’ mbledh qindra vizitorë në Pojan të Fierit

‘Festa e Grurit’ mbledh qindra vizitorë në Pojan të Fierit

12:45 21/06/2025
Kosovë, sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Tentativa e 35-të, deputetët sërish s’arrijnë të konstituojnë Kuvendin

12:23 21/06/2025
GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për bashkëpunëtorët e ngushtë të Talo Çelës

GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për bashkëpunëtorët e ngushtë të Talo Çelës

12:00 21/06/2025
IKMT shemb objekte në Radhimë dhe Orikum, satelitët “Albania” ende pa efekt real në terren

IKMT shemb objekte në Radhimë dhe Orikum, satelitët “Albania” ende pa efekt real në terren

11:29 21/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.