Skip to content
Kronikë

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën një person

· 2 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku për pasoj ka humbur jetën një person.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Gruemirë Çezme. “Rreth orës 06:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Gruemirë Çezme, mjeti tip “Mercedes Vito”, me drejtues shtetasin N. G., 54 vjeç, ka aksidentuar një biçikletë që drejtohej nga shtetasi I. H., 61 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes 61 vjeçari ka ndërruar jetë. Shtetasi N.G, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtjeshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se ka humbur jetën shtetasi me inicialet I.H., 61-vjeç i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vend.

Po ashtu grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 06:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Gruemirë Çezme, mjeti tip “Mercedes Vito”, me drejtues shtetasin N. G., 54 vjeç, ka aksidentuar një biçikletë që drejtohej nga shtetasi I. H., 61 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes 61 vjeçari ka ndërruar jetë. Shtetasi N.G, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtjeshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.