Skip to content
Kryesore

Humb jetën shqiptari në Greqi, makina shpërthen në flakë pas aksidentit

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë rrugor ka marrë jetën e një shtetasi shqiptar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Greqi.

Viktima është identifikuar si Fabjan Koko, 34 vjeç, i cili po udhëtonte në aksin Varis–Koropiu, në zonën e Atikës Lindore.

Sipas hetimeve paraprake, automjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së lartë, duke u përplasur me vitrinën e një dyqani.

Përplasja ka shkaktuar menjëherë një zjarr të fuqishëm dhe Koko nuk ka mundur të dalë nga automjeti, duke humbur jetën në vend.

Trupi i pajetë i 34-vjeçarit është transportuar në morgun e Athinës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.