Skip to content
Kryesore

Aksident në autostradën Levan–Tepelenë, mikrobusi përplas ‘Audin’

· 1 min lexim

Pasditen e sotme, në autostradën Levan–Tepelenë, pranë fshatit Kafaraj ka ndodhur një aksident rrugor.

Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Benz”, me të cilin po udhëtonin tre turistë francezë, të cilët ishin nisur drejt Ksamilit, dhe një mikrobus i linjës Libohovë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ekipet mjekësore për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.