Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

A do të ketë një marrëveshje SHBA-Rusi pa Ukrainën?

09:05 20/02/2025
Reading Time: 3 min lexim

Gjatë kësaj jave, dy samite urgjente u mbajtën në Evropë, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dha deklarata shqetësuese, duke reflektuar frikën që përshkojn kryeqytetet nga Kievi deri në Londër.

Shqetësimi kryesor lidhet me mundësinë që Uashingtoni dhe Moska të arrijnë një marrëveshje për të ardhmen e Ukrainës, pa përfshirjen e Kievit dhe aleatëve evropianë të SHBA-së.

Zyrtarët amerikanë kanë mohuar synimin për të përjashtuar palët e tjera nga procesi, por sugjerimi se Evropa mund të mos jetë e pranishme në tryezën e negociatave ka ngjallur alarm të gjerë.

Për më tepër, atmosfera pozitive në takimin SHBA-Rusi në Riad më 18 shkurt ka shtuar shqetësimet mbi rrjedhën e mundshme të bisedimeve.

Në këtë situatë, dalin dy pyetje kryesore, a do të mund të arrijnë Uashingtoni dhe Moska një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë?

Dhe, nëse një marrëveshje e tillë arrihet, çfarë do të ndodhë me pozicionin e Ukrainës dhe aleatëve të saj evropianë?

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar qartë se synon paqen, por nuk është e sigurt nëse e njëjta dëshirë ekziston edhe nga ana e Moskës.

Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë, Mark Kellogg, vizitoi Kievin më 19 shkurt, vetëm disa orë pas sulmeve ajrore ruse që lanë rreth 250,000 persona pa energji elektrike në Odesë, ndërsa temperaturat ishin nën zero.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi në Dumën shtetërore se “kriza nuk duhet të zgjidhet me një armëpushim”, duke sugjeruar se Kremlini synon kushte të forta për çdo marrëveshje të mundshme.

Skenari më i rrezikshëm për Ukrainën dhe Evropën është që Uashingtoni të pranojë një marrëveshje të tillë pa konsultimin e aleatëve të tij.

Zyrtarët amerikanë kanë pranuar se të dyja palët në konflikt do të duhet të bëjnë koncesione, por nuk kanë dhënë detaje mbi atë që mund të kërkojë Rusia.

Në një deklaratë më 15 shkurt, gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih, Kellogg la të kuptohet se mund të ketë koncesione territoriale dhe një angazhim për të hequr dorë nga përdorimi i forcës.

Megjithatë, kritikët paralajmërojnë se SHBA-ja mund të jetë duke bërë lëshime të mëdha për të arritur një zgjidhje të shpejtë diplomatike.

Pyetja kryesore mbetet nëse Ukraina dhe Evropa refuzojnë një marrëveshje të tillë, çfarë do të ndodhë më pas?

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, kur u pyet në Munih se si do të vepronte Ukraina në rast të një marrëveshjeje të pafavorshme, u përgjigj me vendosmëri:

“Ne e dimë si të rezistojmë. E kemi dëshmuar këtë në fushëbetejë”.

Megjithatë, pa mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, qëndresa e Ukrainës do të bëhej shumë më e vështirë. Sipas Institutit Kiel për Ekonomi Botërore, deri tani Evropa ka ofruar më shumë ndihmë totale për Ukrainën sesa SHBA-ja, duke përfshirë ndihmën ushtarake, financiare dhe humanitare.

Por Uashingtoni mbetet furnizuesi më i madh i ndihmës ushtarake, duke e bërë jetike mbështetjen e tij për Kievin.

Nëse SHBA-ja redukton përkrahjen e saj, Evropa do të duhet ta dyfishojë ndihmën e saj për Ukrainën për të mbuluar boshllëkun.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse vendet evropiane janë të gatshme dhe të afta ta bëjnë këtë, për shkak të kufizimeve fiskale dhe ndarjeve politike.

Për më tepër, diskutimet mbi një forcë të mundshme paqeruajtëse evropiane në Ukrainë pas një armëpushimi apo marrëveshjeje paqeje varen gjithashtu nga përfshirja dhe mbështetja e SHBA-së./ REL

Etiketa: RusiashbaUkraina

Të tjera

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë
Aktualitet

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Bllokimi prej pesë ditësh i aksit Librazhd-Përrenjas po shkakton pasoja të rënda për qarkullimin dhe ekonominë e familjeve në juglindje...

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu
Aktualitet

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Ekonomistja Irena Beqiraj ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook lidhur me gjendjen e infrastrukturës rrugore në Shqipëri, duke...

14:54 25/02/2026
Para
Administrata Trump shpall kartelet e Amerikës Latine si organizata terroriste

Administrata Trump shpall kartelet e Amerikës Latine si organizata terroriste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

14:54 25/02/2026
Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

14:42 25/02/2026
Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

14:15 25/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.