Skip to content
Të Gjitha

Emri i Maqedonisë/ Basha: “Hap historik për rajonin”

· 1 min lexim

Nga sot, Republika e Maqedonisë do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar me 81 vota pro ndryshimet kushtetuese duke zyrtarizuar emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut.

Këtë vendim e ka përshëndetur edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Twittter, Basha thotë se ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit.

Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë Veriore. Ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike që forcon paqen, sigurinë dhe vlerat demokratike”– thotë Basha.