Skip to content
Showbiz

Emri i fillon me Z si “Zemër”! Olsi i BB i dashuruar, flet për vajzën që e ka bërë për vete

· 1 min lexim

Harrojeni historinë e tij në Big Brother me Fjorentinën!

Olsi Klosi është në një lidhje të re dhe ndihet më i dashuruar se kurrë.

Ai  ishte një nga të ftuarit e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë” dje, ku bashkë me stilisten Stela Sallaku komentuan postimet e tyre, pjesë e sfidës “10 years challenge”.

Teksa Bieta e pyeti për përditshmërinë dhe jetën personale, Olsi nisi të thoshte se emri i saj fillon me gërmën “z”.

Më pas shtoi se i thërret “zemër”, duke mos zbuluar kështu identitetin e vajzës që ka në krah.

Olsi u bë i njohur falë pjesëmarrjes në Big Brother Albania dhe lidhjes së shumë-diskutuar me një nga banoret e shtëpisë, Fjorentina. Mirëpo lidhja nuk zgjati shumë dhe rrugët e tyre u ndanë pas pjesëmarrjes në BBA.

/TCH