EMRAT/ Lëvizje në kupolën e Policisë, ndryshojnë drejtuesit në disa qarqe

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh në strukturat drejtuese të Policisë, duke sjellë emërime dhe transferime në disa drejtori vendore dhe në strukturat qendrore të DPPSh-së.
Kastriot Skënderaj është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
Fatmir Hoxha, i cili mbante postin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, largohet nga kjo detyrë dhe emërohet Specialist në Drejtorinë për Integrimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ndryshime ka edhe në strukturat e Kufirit dhe Migracionit. Luigj Vathi, deri më tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.
Ndërkohë, Gëzim Zhupaj transferohet nga posti i Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë dhe emërohet Shef Sektori në Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike në DPPSh.
Pjesë e lëvizjeve është edhe Dashnor Muhaj. Ai transferohet nga detyra e Zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë Publike në DVP Tiranë dhe emërohet Specialist për Migracionin e Parregullt në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin në DPPSh.