Skip to content
Rajoni

Emrat/ Ja kush pritet të emërohet në postet më të rëndësishme në qeverinë e re të Kosovës

· 2 min lexim

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet në 22 mars në seancën e konstituimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve. Por para seancës, Gazeta Express ka publikuar disa nga emrat e mundshëm që pritet të mbajnë postet e ministrave në qeverinë Kurti 2.

EMRAT dhe POSTET:

Kryetar Kuvendi pritet të jetë Glauk Konjufca

Si president pritet të vendoset Vjosa Osmani.

Donika Gërvallën nga ‘Lista Guxo’ mund të vendoset si ministre e jashtme

Një tjetër person nga Lista Guxo pritet që të mbajë një post ministror, dhe emrat e diskutuar janë Faton Peci dhe Haxhi Avdyli.

Ndërkohë, ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia pritet që të mbajë rolin e kryetarit të Vetëvendosjes në Prishtinë.

Albulena Haxhiu pritet të mbajë sërish postin e ministers së Drejtësisë

Po ashtu Xhelal Sveçla mund të propozohet sërish në Ministrinë e Brendhsme

Në krye të Ministrisë së Arsimit mund të vendoset Arbërie Nagavci .

Besnik Bislimi mund të emërohet sërish në Ministrinë e Financave.

Rozeta Hajdari pritet të vendoset në krye të Ministrisë së Ekonomisë.

Mbeten ende të pakonfirmuar emrat për Ministrinë e Kulturës, të Bujqësisë, të Infrastrukturës, Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Jashtme.

Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë me më shumë se 50% të votave. Pas saj u rendiën PDK e më pas LDK. LVV arriti të siguronte 58 deputetë në Kuvendin e Kosovës.