Emisioni nxjerr aferën korruptive/ Ish- kryetari i komunës kërcënon me jetë Fiori Dardhën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kërcënimet ndaj gazetarëve tashmë janë bërë të shpeshta dhe këtë herë ka qenë autorja e emisionit investigativ ‘BOOM’ në Rtv Ora, Fiori Dardha që ka ndier një ngjarje të tillë.

Mësohet se Dardha është kërcënuar me jetë nëpërmjet një mesazhi nga një person që është paraqitur si ish-kryetari i komunës Perondi në Berat, Rexhep Hajdari.  Kërcënimi nuk ka ardhur pa shkak, pasi Hajdari është ndier i kërcënuar, duke qenë se emri i tij është përfolur dy ditët e fundit në emisionin “BOOM”.

Ajo që është trajtuar ka qenë çështja e një ankandi të zhvilluar në vitin 2012, ku sipas dëshmive të banorëve, ky ankand për dhënien e tokave me qira për 99 vjet, ka futur në konflikt gjithë fshatin.

Ish-kryetari i komunës Perondi, Rexhep Hajdari ka qenë në krye të bordit të dhënies së tokave me qira dhe kjo e bën atë drejtpërdrejt të dyshuarin dhe të “goditurin” kryesor.

Nuk dihet nëse Dardha do ta çojë çështjen më tej apo do e përfundojë me kaq, megjithatë shpresojmë që kjo mos t’i ngjajë kërcënimit të bërë ndaj gazetares Klodiana Lala, shtëpia e së cilës është qëlluar me plumba.

Shpërndaje
Share.

Komento