Skip to content
Të Gjitha

Emiljano Shullazi përfundon në spital

· 1 min lexim

Emiljano Shullazi ka përfunduar në spital mesditën e djeshme.

Ai u shoqërua nga forcat e policisë në një spital privat, ku ka qëndruar për rreth një orë, shkruan “Faxweb”.

Ende nuk dihet shkaqet e vizitës së Shullazit në spital.

Në nëntor të vitit të kaluar, grupi i përbërë nga Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endri Qyqa dhe Endri Zela, u dënua me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda.

Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” ndaj biznesmenit Ylvi Beqja.

Shullazi dhe anëtarët e tjerë të bandës apeluan vendimin, ndërsa që nga janari janë shtyrë 8 seanca.

Shkak është bërë kërkesa e grupit për përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtares Saida Dollani.