Skip to content
Politikë

Elda Hoti hedh lëndën në Kuvend, Spiropali e përjashton

· 1 min lexim

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka përjashtuar nga seanca deputetët Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Hoti derdhi një lëng, në dukje benzinë, në tavolinën dhe ulëset e Kuvendit, nga një shishe parfumi.

Spiropali pas përjashtimit u ka bërë me dije se këto janë akte që vënë rrezik jetën e deputetëve, ndërsa tha se do të ketë edhe një kallëzim mbi ngjarjen.

Spiropali: Herën e kaluar keni ardhur me bezinë në çantë. Është vepër penale, dilni jashtë. Mos provokoni, Akte dhune të papranueshme. Keni rrezikuar jetën e deputetëve. Zoti Doda po rrezikoni jetën e deputetëve.