Skip to content
Të Gjitha

Elbasan/ Zjarri masiv përfshin një ofiçinë pranë një karburanti. Policia dhe zjarrëfikësit nisin ‘luftën’

· 2 min lexim

Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët sot në Elbasan. Servisi i automjeteve ndodhet pranë një karburanti në këtë qytet, siç shihet dhe në pamje.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Elbasan-Ish-Kombinati Metalurgjik.

Flakët kanë përfshirë të gjithë biznesin në fjalë, i cili tregtonte dhe pjesë këmbimi anës rrugës. Në garazhin e servisit ka pasur të paktën dy automjete, të cilat janë shkrumbuar nga zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji, në fshatin Katundi i Ri. Burime zyrtare thanë se, zjarri ka rënë në një pikë servisi në pronësi të shtetasit Klodian B, banues në Elbasan.

Mjete të cilat po digjen kanë qenë të parkuara brenda ambienteve të këtij servisi.

Mësohet se dëme në njerëz nuk ka. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe të Zjarrfikëses dhe po punohet per fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

20287807 1319 4651 9ff2 06bb16bd6f45

Informacioni zyrtar sipas Policisë:

“Më datë 24.10.2020, rreth orës 07:50, në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, në fshatin Katundi i Ri, ka rënë zjarr në një pikë servisi në pronësi të shtetasit K.B.,  banues në Elbasan.

Si pasojë e flakëve të zjarrit po digjet një magazinë me pjesë këmbimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambjenteve të këtij servisi.

Dëme në njerëz nuk ka.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe të Zjarrfikëses dhe po punohet per fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

Zjarri pranë karburantit në Elbasan/ Policia jep informacionet

/GazetaReforma.com/