Skip to content
Të Gjitha

Elbasan/ Grabitet një dyqan i Lotarisë Kombëtare

· 1 min lexim

Disa persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një dyqan të Lotarisë kombëtare në Elbasan gjatë natës.

Autorët kanë thyer xhamat e dyqanit dhe më pas kanë hyrë brenda.

Policia bënë me dije se autorët kanë vjedhur një shumë prej 20.000 lekësh.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.