Elbasan/ Dënohet me një vit burg, shtetasi i shpallur në kërkim kombëtar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Komisariatin e Policisë në Elbasan, shërbimet e policisë bënë të mundur kapjen dhe lokalizimin e shtatasit të shpallur në kërkim, Arben Kruja.
Ky person ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe sot është vënë në pranga, i dënuar me një vit burg.

Arben Kruja, 47 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha” Elbasan, u dënua për veprën penale “Mbajtja pa leje e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burg”, parashikuar nga neni 324/a/1 i Kodit Penal. U ndalua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim nr.765, dt.11.12.2017, e ka dënuar me një vit burg.

Me veprimet e mëtejshme proçedurale, do merret Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.
(BalkanWeb)

Shpërndaje
Share.

Komento