Një arratisje në panik në një lokal në Ankona të Italisë, konkretisht në diskotekën “Lanterna azzurra”, ka shkaktuar vdekjen e pesë minorenëve, 3 vajza, 2 djem dhe një nënë që shoqëronte vajzën, të cilët janë marrë para nga turma.
Thuhet se në diskotekë ka qënë i ftuar këngëtari Sphere Ebbasta e gjatë mbrëmjes është shpërndarë një sprajt me lëndë helmuese, gjë që i ka bërë të gjithë të vrapojnë për të shpëtuar.
Mësohet gjithashtu se ka rreth 120 të plagosur ndër të cilët, 12 persona janë në gjendje kritike për jetën.
Një 16 vjeçar i plagosur tha që gjatë mbrëmjes po kërcenin dhe kur kanë ndjerë erën, kanë vrapuar drejt njërës nga daljet emergjente por e kishin gjetur të bllokuar. Mendohet dhe po hetohet se për këtë arsye turma doli nga ana tjetër duke shkaktuar të gjithë këtë tragjedi pasi 3 daljet emergjente të lokalit ishin të bllokuara.
Lokali është sekuestruar dhe karabinierët kanë marrë në pyetje 6 nga rojet e sigurisë të pranishëm në diskotekë gjatë tragjedisë