Ekzekutuan biznesmenin grek gjatë grabitjes, shqiptari ekstradohet nga Belgjika

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 30-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Belgjika pasi akuzohet si i përfshirë në vrasjen e një biznesmeni grek në Athinë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për vrasje, grabitje, si dhe për përfshirje në grup kriminal. Shqiptari u arrestua në Belgjikë gjatë muajit shkurt.

Biznesmeni 52-vjeçar, Alexandros Stamatiadis u qëllua në shtëpinë e tij, nga persona të maskuar të cilët kishin hyrë për të grabitur. Gjatë grabitjes, në shtëpinë e tij në Kifissia, ndodheshin edhe familjarët, të cilët po flinin gjumë.

Policia greke tha se kishte identifikuar 10 anëtarët e organizatës kriminale dhe të gjithë kishin nënshtetësinë shqiptare. Anëtarët e kësaj bande janë gjithashtu përgjegjëse për 55 grabitje në Attica, në zonën e Peloponezit dhe në Greqinë Qendrore.

Shpërndaje
Share.

Komento