Skip to content
Kronikë

Ekzekutoi me armë Arben Lleshin në burg, zbardhet dëshmia e Sokol Mjacajt

· 1 min lexim

Vetëm një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në burgun e Sigurisë së lartë në Peqin, është zbardhur dëshmia e autorit të krimit të djeshëm, Sokol Mjacaj. Ai  vrau me armë Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Në polici ai ka deklaruar se Arben Lleshi nuk e kishte pranuar në sektor, ndërsa armën e zjarrit e ka deklaruar se e ka futur në burg para 20 ditësh.

“Jemi konfliktuar aty për aty me Arben Lleshin. Nuk më pranoi në sektor. Armën e kam futur para 20 ditësh apo një muaj”- mësohet të ketë thënë ai para hetuesve.

Sipas informacioneve dyshohet se arma është futur e plotë dhe dorazi.

Burime nga grupi hetimor thonë se janë ndaluar 13 persona pjesë e stafit të burgut, që nga drejtori e gjithë zinxhiri komandues. Dyshimet janë se ndryshe nga sa pretendon Mjacaj vrasja të jetë bërë me pagesë.