Skip to content
Aktualitet

Ekzekutimi në Vlorë/ Akuzohet për vrasjen e Tauland Beqirajt, vendoset masa e sigurisë për Jonuzin

· 2 min lexim

Gjykata vendosi masën Arrest me burg për Hansi Jonuzajn, i akuzuar për vrasjen e Taukand Beqirajt mesditën e 3 marsit. Trupi gjykues përbëhej nga gjyqtari kryesor Albert Spiro, prokuror i çështjes,  Kledian Llaho dhe avokati i Jonuzajt,  Vladimir Sadikaj.

Prokurori i çështjes kërkoi burg pa afat për 44-vjeçarin, i cili ra në prangat e policisë pas krimit të ndodhur pranë Gjykatës së Apelit në Vlorë.

Akuza ndaj tij është “Vrasja me paramendim” bazuar në nr 78 të kodit penal dhe “Mbajtja pa leje e armeve luftarake” bazuar në Nenin 278/1 të Kodit Penal.

Policia e Vlorës ka shoqëruar mbi 10 persona, të cilët janë dëshmitarë të rastit që e kanë parë ngjarjen dhe janë marrë  në pyetje për më shumë detaje. Ata kanë treguar dinamikën e ngjarjes, të dhëna për pamjen e personave në automjetin tip ford dhe trajektoren që ndoqi makina.

Fillimisht në komisariat është paraqitur Hansi (Andi) Jonuzaj, i cili nuk e ka pranuar krimin duke thënë që s’kam lidhje me ngjarjen, por pamjet filmike, gjurmët e gjetura në vendin e ngjarjes si dhe arrestimi i tij në po të njëjtin mjet që ka ndodhur vrasja, kanë qenë të pakundërshtueshme për policinë, e cila ka bërë arrestimin e tij.

Viktima, që njihej edhe me mbiemra të tjerë si Beqiraj apo Manaj po qëndronte në rrugë, ndërsa autori, i shoqëruar me një person tjetër zbriti nga një makinë me xhama të zi dhe qëlloi për vdekje Gjikajn, djali i një ish punonjësi policie me precedent të mëparshëm kriminal.

Të pranishëm në ekzekutim ishin tre persona, njëri që qëndroi në makinën e bardhë dhe dy të tjerët që dolën jashtë, të cilët janë identifikuar si Elton Hajnaj dhe Skerdjan Gabriani dhe janë shpallur në kërkim nga policia.

Viktima qëndroi më shumë se 5 minuta i shtrirë në rrugë dhe është marrë  nga ambulanca ndërsa ndërroi jetë rrugës për spital pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.