Një person është shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.
Dyshohet se personi i shpallur në kërkim është ekzekutori i Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, i përfshirë në grabitjen e Rinasit.
Bujar Çela u vra tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. Dyshuesi kryesor si porositësi i vrasjes së tij, është Andrea Alibej.
Alibej u arrestua nga Policia, dhe po ashtu akuzohet si porositës edhe i dy vrasjeve që ndodhën gjatë muajit korrik në Elbasan, ku u vra Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj. Andrea Alibej, njihej edhe si Erion Alibej apo Arben Dylgjeri.