Skip to content
Bota

Dekonspirohet dokumenti: ‘Vaksina, gati muajin tjetër’. Ja sa do të vaksinohen çdo ditë në këtë shtet

· 2 min lexim

Shumë shtete dhe grupe shkencëtarësh po punojnë në presionin e kohës për të nxjerrë një vaksinë sa më të saktë dhe të pakontestueshme për të luftuar koronavirusin.

Ka edhe shtete të tjera si Rusia që kanë deklaruar prodhimin e vaksinës, por ende shumë kampione mbeten në fazat e para të testimit.

Por një dokument i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Britaninë e Madhe, që ka “rrjedhur” aksidentalisht në media, thekson se, vaksina kundër koronavirusit pritet të dalë muajin që vjen.

Sipas “Daily Mail”, pesë qendra të mëdha vaksinimi pritet të ngrihen në mbarë vendin përpara Krishtlindjeve.

Dokumentet e rrjedhura në media, tregojnë se, qindra bluza të bardha do të dërgohen në këto pesë qendra të mëdha, për të injektuar dhjetëra-mijëra vaksina përditë.

“Ata që janë më vulnerabël ndaj virusit do të thirren të parët”,- mësohet të thuhet në këtë dokument, raporton “Daily Mail”.

Përveç pesë qendrave të mëdha të vaksinimit, pritet që të krijohen edhe njësi lëvizëse vaksinimi për të shkuar pranë komuniteteve vulnerabël.

Më herët, qeveria bëri të ditur se, pritet të angazhojë edhe ushtrinë për operacionin e madh të vaksinimit, por nuk ka saktësuar nëse ky proces do të bëhet me detyrim apo jo.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha në parlament se, vaksina është shpresa e madhe.

Deri tani, vaksina e Universitetit të Oksfordit është pretendentja për të marrë dritën jeshile nga organet rregullatore.

NHS staff handing out test kits to Glasgow University students as they arrive for testing at a pop up test centre in Glasgow. October 3, 2020

Matt Hancock (pictured last month) confirmed on Sunday that the military would be involved in distributing a coronavirus vaccine

Tens of thousands could be vaccinated each day according to leaked documents

Five vaccination centres are listed in the provisional plans, including locations in Leeds, Hull and London

/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: GazetaReforma.com/