Skip to content
Të Gjitha

Ekzekutimi i Behar Sofisë/ Gazetari: “Herën tjetër vrasësit do largohen me betoniere”

· 2 min lexim

Gazetari Artan Hoxha ka bërë publike detaje të reja në lidhje me vrasjen e Behar Sofisë të enjten e kaluar në kryeqytet. Ai shkruan se vrasësi i ish-biznesmenit është larguar me biçikletë, duke ironizuar edhe me kryebashkiakun Erion Veliaj. Gazetari thotë se vrasësis duhet t’i ketë ndjekur mirë zhvillimet e fundit dhe për të mos ndodtur qyetatin ai ka hequr dorë nga makina apo motorri.  Hoxha shkruan se edhe pse vrasësi mund të mos jetë fans i Veliajt, ai e ka ndjekur këshillën e tij. Me ironi Hoxha thotë se herën tjetër vrasësist do të largohen me betoniere.

Postimi i gazetarit:

Si ndikoi “transformimi i levizshmerise urbane” te vrasesit me pagese?!

Pse vrasesi i fundit, u largua me biçiklete???!!!

Me trafikun e tmerrshem qe ka Tirana, mos prisni, qe vrasesit profesioniste te largohen pas atentatit me makine!!!

Mesa duket, vrasesi, qe tronditi kryeqytetin te enjten e kaluar, paska qene ndjekes i vemendshem i zhvillimeve te fundit ne Tirane.

Duke ndjekur keshillen e kryebashkiakut, per te mos ndotur qytetin, ai ka hequr dore nga makina apo motorri.

Me mjetet e transportit tradicional, mund te bllokohej ne trafik dhe te rrezikonte arrestimin nga policia.

Ne nje qytet ku rruget vazhdimisht ngushtohen dhe zgjerohen vetem korsite e biçikletave, vrasesi nuk eshte budalla..

Vendosi te vrase ne mes te bulevardit “Deshmoret e Kombit” dhe te largohet qetesisht me biçiklete nga kodrat e liqenit…

Vrasesi mbase nuk eshte fans i kryebashkiakut, por e ka ndjekur pike per pike keshillen e tij.

Ta gezosh çmimin kryetar, tashme sugjerimet e tua, po i ndjekin edhe vrasesit me pagese…

Te pakten krijoni dhe nje skuader policie me biçiklete, sepse edhe furgonat apo veturat e tyre, bllokohen ne trafikun e çmendur te Tiranes…

Mos u çuditni nese heren tjeter, vrasesit do te largohen me betoniere.🤪

Pas biçikletave edhe betonieret, kane korsi te dedikuara ne qytetin e kryebashkiakut, qe ka “transformuar levizshmerine urbane”…