Skip to content
Të Gjitha

Ekstradimi i Harun Çelik, reporteri gjerman i KIE: “Ky veprim mund t’i kushtojë Shqipërisë miliona euro”

· 2 min lexim

Dorëzimi i Harun Çelik te policia turke ka shkaktuar plemika të shumta.

Së fundmi, reporteri për Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Andre Hunko,foli për deportimin e tij në Turqi.

Ai shprehu shqetësimin e tij mbi metodat që po përdor Turqia në ekstradimin e shtetasve të saj nga vendet e tjera.

Më tej, Hunko tha se dorëzimi i Çelik nga forcat shqiptare te ato turke, mund t’i kushtojë vendit tonë miliona euro.

Në përgjithësi unë jam shumë i shqetësuar për metodat që po përdor Turqia për të ekstraduar persona nga shtete të tjera.

Kemi edhe rastin e Moldavisë ku ekstradimi u shpall në shkelje të konventës nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ( Gjykata e Strasburgut) dhe Moldavia u detyrua të paguajë gjobë 25 000 € për çdo person.

Harun Çelik, i cilësuar si gylinist, qëndroi 6 muaj në burg në vendin tonë.

Kjo sepse ai u kap teksa tentonte të ikte në mënyrë të paligjshme në Kanada.

Me mbarimin e dënimit, Turqia kërkoi ekstradimin e tij, pasi Çelik akuzohet të ketë qenë pjesë e grushtiti politik ndaj Erdoganit.

Avokati i tij tha se shteti shqiptar ka kryer veprime të paligjshme.

Sipas tij, ndonëse Çelik kishte kërkuar azil politik, atij i është refuzuar kjo kërkesë.