Ekskluzive/ Vrasja e xhaxhait dhe nipit në Elbasan, Orges Bilbili i dyshuari kryesor për ekzekutimin e trefishtë të 2 vite më parë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pak javë më parë në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, një efektiv i forcave “Shqiponja”, u përfshi në një shkëmbim zjarri me një nga personat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare, Orges Bilbili.

Efektivi arriti të neutralizonte Bilbilin duke e plagosur në këmbë, ndërsa për fat të keq si pasojë e të shtënave u plagos edhe një kalimtare e rastit.

E gjitha nisi pas dyshimeve të efektivit, i cili i kërkoi Bilbilit një mjet identifikimi, ndërsa ky i fundit u largua me vrap, ndërsa nxorri nga çanta një pistoletë dhe ia drejtoi policit.

Orges Bilbili jetonte prej kohësh në Tiranë në një apartament me qira, pavarësisht se ishte i kërkuar për një sërë atentesh të ndodhura në qytetin e Lushnjes, si dhe i kishte shpëtuar dhjetëra operacioneve për arrestimin e tij. (Lexo këtu)

I riu akuzohet për vrasjen në bashkëpunim me Laert Haxhiun të Besmir Hidës, ngjarje kjo e ndodhur në tetor të 2019-ës në një lokal në qendër të Lushnjes.

Gjithashtu ka dyshime të forta për përfshirjen e Bilbilit në atentatin e 2016-ës po në Lushnje, ku mbetën të plagosur nipi i Aldo Bares, Xhuljo Shkurti, si dhe shoku i tij, Sajmo Xhelili.

Ndërkohë burime për “Gazetareforma.com”, bëjnë me dije se Orges Bilbili është i dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë të regjistruar në dhjetor të 2018-ës në Elbasan.

Kujtojmë këtu se në Bradashesh të Elbasanit, më 29 dhjetor të 2018-ës, humbën jetën shtetasit Endrit dhe Arben Dylgjeri, përkatësisht 34 dhe 54 vjeç, të cilët ishin dajë dhe nip, si dhe shtetasi turk Erdal Duranay, 51 vjeç.

Shtetasi turk, Endrit Alibej, Arben Dylgjeri

Tre viktimat ishin duke udhëtuar me një mjet me targa italiane AG71WYP kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Dyshohet se ngjarja lidhet me prishjen e pazareve të drogës, pasi Endrit Dylgjeri është arrestuar më parë në Itali për trafik narkotikësh dhe për shkak të precedentëve penal, e ka ndryshuar identitetin në Endrit Alibej.

Për krimin policia shoqëroi rreth 20 persona, por nuk kanë mundur dot të çojë autorët përpara drejtësisë.

Shpërndaje
Share.

Komento