Skip to content
Të Gjitha

Ekskluzive/ Spitali i Burrelit drejt mbylljes?! Mjekë dhe pacientë të infektuar me Covid-19. Emrat

· 1 min lexim

Spitali i Burrelit rrezikon mbylljen për shkak të rasteve të shumta që kanë dalë me Covid-19 ditën e fundit në staf.

Gazeta Reforma ka mësuar se deri më tani janë konfirmuar me Covid-19, mjekët.

Aranit Bugaçi-Kirurg

Behar Sina-ORL

Rasim Rami-Pediatër

Hasan Ceni-Kirurg

Ceni në vitin 2013 ka qenë kandidat për deputet me partinë socialiste, por nuk mundi të fitonte.

Bëhet me dije se një paciente gjithashtu ka rezultuar pozitive me Covid-19 dhe është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë.

Numri i personave të prekur nga Covid-19 në bashkinë Mat (Burrel) deri më tani është 11.

Më herët në qendrën shëndetësore të komunës Komsi ka pasur dy raste infermierësh me Covid të cilët tashmë e kanë kaluar dhe janë rikthyer në punë.

COVID-19 – Statistika (26 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 288
Të shëruar ne 24 orë 51
Të shtruar në spitale 280
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1304

Testime totale 118329
Raste pozitive 19,445
Raste të shëruara 10,705
Raste Aktive 8260
Humbje jete 480

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4247
Durrës 779
Fier 535
Shkodër 498
Korçë 490
Lezhë 388
Elbasan 369
Vlorë 321
Berat 237
Kukës 184
Gjirokastër 119
Dibër 93

/GazetaReforma.com/