Ditën e djeshme këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila u arrestua në Romë të Italisë, e dyshuar si pjesë e një grupi që trafikonte drogë.
Nga informacionet e publikuara bëhet me dije se Elsa Lila mbante funksionin e ekonomistes tek grupi ku bënte pjesë.
Ndërkohë mediat italiane kanë nxjerrë përgjimet në të cilat implikohej këngëtarja. Mësohet se Elsa Lila i ka thënë një trafikanti “Shko, shko atje, ndërro vendin”.
Theksojmë se më shumë se sa policëve, Lila i frikësohej hajdutëve, që sipas saj mund t’i vidhnin kasafortën me para, produkt të trafikut të drogës.
Grupi përdorte celularë të koduar për të mos u përgjuar. Numri i personave të përfshirë dyshohet se ka qenë më i lartë, pasi në një dëshmi të personave të përfshirë thuhet se: “Nëse ‘kutia’ hapet, do duhet të bëjnë një burg të ri në Romë!”. Dhe pikërisht për policinë dhe për mundësinë e ryshfeteve, këngëtarja i ka të qarta idetë: “Nuk më vjen njeri nga shteti për të më kontrolluar, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera”.
Në një rast “më dhanë një gjobë por më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta kontrollonin”. Sepse këtu “si në Shqipëri duhet një mik/lidhje me shtetin, se çfarëdo qeverie të jesh do të shpëtosh, duhet të gjesh një rrugë pasi edhe këtu shiten kaq shumë”, ka thënë Lila në përgjime.
Kujtojmë se përveç Elsa Lilës, në pranga përfunduan edhe 7 persona të tjerë, përfshirë boksierin Petrit Bardhi, i njohur si “Titi”. Ndërkohë, kryetari i bandës, është ende në kërkim nga autoritetet italiane.