Skip to content
Të Gjitha

E vranë në vendin e punës/ Kush është Artur Bresha, i arrestuan vëllain 8 vite më parë për drogë

· 1 min lexim

Persona të paidentifikuar qëlluan mbrëmjen e djeshme me armë zjarri Artur Breshën në Tepelenë, duke e lënë të vdekur.

Viktima punonre si roje pranë Bypass-it të të Tepelenës.

Më pas autorët morën makinën e tij dhe u nisën drejt shtëpisë së vëllait të viktimës, Artan Breshës.

Ky i fundit u është përgjigjur me armë zjarri atentatorëve.

Si pasojë e plumbave, Artan Bresha u plagos në këmbë.

I plagosuri u dërgua në spitalin Omer Nishani, për të marrë ndihmën mjekësore.

Mësohet se viktima kishte punuar shumicën e jetës në Greqi.

Ndërkohë vëllai i tij, Artan Bresha, nuk ishte një emër i panjohur për policinë.

Përpara 8 viteve ai është arrestuar brenda një furgoni me kanabis.

Breshës iu vunë menjëherë prangat, ndërsa bashkëpunëtorët e tij u shpallën në kërkim.

Dyshohet se ngjarja e mbrëmshme mund të ketë ndodhur për shkak të hasmërive të vjetra, ose për prishje pazaresh.