Skip to content
Rajoni

E trishtë në Kosovë/ Humb jetën nga koronavirusi 16-vjeçari

· 2 min lexim

Një 16-vjeçar shqiptar i Kosovës ka humbur jetën mëngjesin e sotëm për shkak të Covid-19.

Bëhet me dije se 16-vjeçari prej ditësh ishte i shtruar, por situata ishte përkeqësuar duke i marrë kështu jetën.

Betejën me Covid-19 e kanë bërë më të vështirë edhe sëmundjet bashkëshoqëruese që kishte i mituri.

Drejtori i Spitalit Regjinal të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, ka thotë se 16-vjeçari prej 10 ditësh ishte i shtruar në spital dhe ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kujtojmë se situata e COVID-19 vijon të jetë ende shqetësuese në Kosovë. Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6 të vdekur dhe 529 raste të reja me virusin.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 333 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.983 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.091.

Ndërsa ekspertë të shëndetiti kanë bërë thirrje për gjendje alarmante në Koosvë, vihet re një mungesë e theksuar e vaksinave.

Momentalisht Kosova po kalon një valë të re infektimesh, të cilat prej ditësh kanë arritur shifra rekord.

Sa i përket planit të vaksinimit, nuk ka ende një plan të qartë, pasi vendi vuan furnizimin me dozat e nevojshme të vaksinave.

Kosova është ndër shtetet që ka hasur prej fillimit probleme me gjetjen e burimit të vaksinave.